Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Linguistet austriake: "Shqipja e vjetër, ndikoi te gjuhët ballkanike"

    TiLa
    TiLa
    PrincesS
    PrincesS


    Gjinija : Female
    Postimet : 443
    Age : 30
    Vendodhja : Ptishtinë
    Reputation : 4
    Pikët : 72
    Registration date : 2008-11-20

    Linguistet austriake: "Shqipja e vjetër, ndikoi te gjuhët ballkanike" Empty Linguistet austriake: "Shqipja e vjetër, ndikoi te gjuhët ballkanike"

    Post by TiLa Wed Nov 26, 2008 3:05 pm

    “Shqipja e vjetër, ndikoi te gjuhët ballkanike”

    21/05/2008 - gazeta Panorama

    Shqipja e vjetër ka ushtruar një ndikim të madh ndaj gjuhëve ballkanike

    TIRANE

    Kjo është teza kryesore e një projekti të dy linguistëve vjenezë, që po financohet nga Fondi austriak për Shkencën. “Kërkojmë shitës me njohuri të gjuhës serbe, hungareze, rumune dhe gjermane!”, një afishe e zakonshme kjo në qytetin Vërshac të Vojvodinës në Serbi, në vitet 30-të të shekullit të kaluar. Asokohe njohja e gjuhëve të ndryshme ishte parakusht mbijetese. Linguisti vjenez Shtefan Shumaher (Stefan Schumacher) e sjell këtë si shembull për të treguar, se komunikimi gjuhësor mes fqinjëve në Ballkan, në kohërat e mëparshme ka qenë shumë i gjallë. “Ne mendojmë se rrethana të ngjashme kanë sunduar në të gjithë Ballkanin, pra që njerëzit kanë përdorur më shumë se një gjuhë brenda një dite për të komunikuar me të tjerët”, thotë Shumaher në një intervistë me “Deutsche Welle”.
    * * *
    Për të mësuar më shumë se si shqipja ka ndikuar ndaj gjuhëve tjera të Ballkanit, doktori i shkencave linguistike ka filluar në vitin 2006 një studim trevjeçar për shqipen e vjetër, së bashku me kolegun e tij, albanologun Joachim Matzinger. “Joachim Matzinger dhe unë, jemi marrë me shqipen prej shumë kohësh. Shumë shpejt kuptuam se kushdo që merret me këtë i bazon gjykimet për shqipen dhe historinë e saj tek gjuha e sotme moderne. Ne e dinim se qysh nga shekulli i 16-të e këtej ekziston një korpus i madh letrar, i cili duhet studiuar me themel”, thotë Shumaher më tej. Si bazë për këtë studim të tijin, shërbejnë kryesisht shkrimet e shekullit të XV dhe XVII, studimi i të cilave në periudhën e komunizmit nuk arriti të bëhej i plotë, edhe për faktin se ato kishin përmbajtje fetare. Shumaher, tregon se ka analizuar deri tani afro 60 për qind të Pjetër Bogdanit, ndërsa Matzinger po merret me Pjetër Budin. Bartja e ndikimeve gjuhësore mendohet të ketë ndodhur përmes barinjve shtegtarë si dhe përmes latinishtes.
    * * *
    Qysh tani ata kanë vënë re, se shqipja e vjetër, e cila mendohet të jetë të paktën 2500 vjeçare, ka pasur një ndikim të madh në zhvillimin e gjuhëve ballkanike. “Kjo vihet re qartë tek rumanishtja, e cila është shumë më ndryshe nga gjuhët e tjera romane dhe megjithatë ka disa veçori që janë tipike edhe për shqipen e sotme. Kështu për shembull, që nyja bashkëngjitet në fund të foljes, ndërkohë që të gjitha gjuhët e tjera romane e vënë atë në fillim”, sqaron Shumaher. Për të Bardhyl Demiraj, profesor i albanologjisë në Universitetin e Mynihut, ka qenë referenti i parë i projektit dhe është i gëzuar që ky projekt po mbështetet edhe nga Fondi për Shkencën, institucioni qendror i Austrisë për financimin e studimeve bazë. “Stefan Shumaher është një indo-europianist i njohur, por ndërkohë po bën emër edhe në albanologji si edhe në disa fusha të tjera të shkencave historike e gjuhësore. Ai është një njohës shumë i mirë edhe i gjuhëve rrënoja të Evropës Qendrore dhe në veri të Ballkanit. Ndërkohë që Matzinger është më i ri, është një albanolog i mirëfilltë, i cili ka botuar mbi 25 artikuj”, vlerëson Profesor Demiraj. Studiuesit po përdorin jo vetëm një bazë të re materiale, por edhe metodat më të reja të indoevropianistikës, vlerëson Demiraj. Një rezultat i këtij projekti pritet të jetë një fjalor me foljet e shqipes së vjetër. Dy studiuesit austriakë pritet të japin një ndihmesë të çmuar në studimet albanologjike, duke i qëndruar kështu besnikë traditës austriake në këtë lëmë.
    * * *
    Gurin e parë të së cilës e vuri po në Vjenë, profesor Norbert Jokl, rreth 100 vjet më parë. Në moshën tridhjetëvjeccare (1907) iu përvesh studimit të shqipes duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt me ndihmën e studentëve dhe shqiptarëve të atëhershëm në Vjenë. Jokli mësoi shqipen aq mirë sa më vonë arriti të depërtojë në misterin mijëvjeçar të saj. Mbas një pune të zellshme dhe të pandërprerë i shkoi për dore të botojë veprën më titull “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” (Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes). Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes: Në 101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushën e leksikut të shqipes, ky qe lëmi ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai hapi shtigje të reja në punë të apophonisë dhe në konsonantizëm.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 11:14 am