Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Presin kryeministrin

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 30
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Presin kryeministrin Empty Presin kryeministrin

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 12:59 pm

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mbajtur premtimin që ua dha qumështarëve për heqjen e TVSH`së në prodhimin e qumështit. Me pakon e re fiskale vështirë se kjo do të ndodhë. Qumështarët presin kryeministrin dhe ndjehen të zhgënjyer.
    Kur është takuar vitin e kaluar me prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u kishte premtuar atyre shumë lehtësime për industrinë e qumështit. Në pakon bujqësore, siç e patë quajtur kryeministri, krahas përkrahjes financiare për prodhuesit e qumështit, është premtuar edhe heqja e TVSH-së prej janarit të këtij viti. Kjo s`ka ndodhur. Kryetari i Shoqatës se prodhuesve të qumështit, Milazim Krasniqi, i cili i ka shumë të freskëta detajet nga ky takim, thotë se tani kur ka kaluar kohë, asnjëra nga ato premtime nuk është realizuar. Qumështarët posaçërisht ndihem të injoruar nga mosrealizimi i premtimit për heqjen e TVSH-së.

    “Kryeministri na ka premtuar për shumë gjera. Na ka thënë se do të ketë një pako bujqësore, ku hyn edhe heqja e TVSH-së prej janarit. Kjo nuk ka ndodhur”, kujton Krasniqi. Ai mban mend edhe një premtim tjetër për të cilin thotë se e kishte befasuar.

    “Aq shumë do ta rregullojmë bujqësinë, sa që kërkesat e juaja përveç që do të plotësohen, edhe do të tejkalohen”, rikujton Krasniqi, premtimet e Thaçit.
    Edhe Ramdan Mema, kryetar i Shoqatës se përpunuesve të qumështit, deklaron se qumështarët ndihen të zhgënjyer tej mase nga premtimet e parealizuara. Heqja e TVSH-së, sipas tij, nuk ka ndodhur ende, përkundër premtimeve se do të hiqet në janar.

    “Ka qenë premtim ekskluzivisht i kryeministrit”, tha Mema. Mema subvencionet prej 5.2 milionë eurosh nuk i quan të tilla, por thotë se më shumë janë donacione apo ndihma.

    Ndërkaq, burime të gazetës brenda ATK-së, tregojnë se vështirë se do të ndodhë heqja e TVSH-së për qumështarët. Ligji për TVSH-në, i cili është miratuar dhe po pret nënshkrimin nga presidenti, nuk do të ndihmoje në ketë drejtim.

    “Ministri i Financave mund t’i rekomandojë Qeverisë aplikimin e normave tatimore më pak se 16 për qind, për disa kategori të shërbimeve”, thotë ky burim.

    Problem tjetër mbetet Marrëveshja për tregti të lirë - CEFTA. Në bazë të saj, shtetet nënshkruese nuk guxojnë t’i subvencionojnë produktet e qumështit. Mirëpo, në realitet të gjitha produktet që hyjnë në Kosovë, subvencionohen. Ndërkaq, arsyetimi i institucioneve për këtë është tregu i lirë. Edhe pse me këtë marrëveshje, Kosova ka të drejtë të marrë masa kur është nevoja.

    “Duke i ditur këto, qumështarët nuk presin ditë të mira në vitin 2010”, tha Mema.

    Njazi Idrizi, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, thotë se kjo ministri është e interesuar ta ulë koston e prodhimit te fermerët dhe përkrah çdo iniciativë që fermerët të jenë konkurrentë në treg.

    “Për heqjen e TVSH-së ne nuk kemi premtuar”, ka thënë ai.

    Drejtuesit e dy shoqatave të qumështarëve thonë se ndihen të lodhur nga premtimet e parealizuara, prandaj edhe nuk po kanë forcë ta ngrenë zërin. Sipas tyre, kur nuk dalin në fjalë drejtuesit e shtetit, atëherë çfarë prit
    et.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:03 am