Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Evropianët presin masa agresive nga takimi ekonomik në Washington

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Evropianët presin masa agresive nga takimi ekonomik në Washington Empty Evropianët presin masa agresive nga takimi ekonomik në Washington

    Post by LibiDinho Wed Nov 12, 2008 10:23 am

    Udhëheqësit evropianë do të mblidhen të shtunën e ardhshme në Washington me një sërë propozimesh konkrete dhe një afat kohor për reformimin e sistemit global financiar ndërkohë që bota ndeshet me krizën më të rëndë financiare në dekada. Por nuk është e qartë se çfarë përgjigjeje do të marrin evropianët nga qeveria amerikane në tranzicion dhe ekonomi të tjera në zhvillim.

    Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian treguan unitet në takimin e nivelit të lartë të premten në Bruksel, kur bënë thirrje për shtimin e autoritetet të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që të luajë një rol kyç në reformimin e sistemit financiar ndërkombëtar.

    Ndër propozimet që u përfshinë në deklaratën përfundimtare, udhëheqësit evropianë bënë thirrje edhe për një takim tjetër të nivelit të lartë me krerët e 20 ekonomive kryesore të botës për të dalë me një projekt-plan për reforma financiare.

    Presidenti francez Nicolas Sarkozy, vendi i të cilët mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se udhëheqësit politikë të Evropës po flasin me një zë të vetëm. Sarkozy tha se të gjitha vendet e BE-së janë të një mendjeje se ka nevojë për reforma në sistemin financiar dhe për vendime të guximshme në takimin e Washingtonit.

    Ashtu si pjesa më e madhe e ekonomive të botës, vendet evropiane janë goditur rëndë nga kriza finaciare dhe ka prova gjithnjë e më bindëse se ky rajon po shkon drejt recesionit. Ashtu si udhëheqësit e tjerë evropianë, kryeministri britanik Gordon Brown tha se reformat financiare duhet të ndërmerren në nivel global, jo rajonal:

    "Mendoj se vendimet që do të marrim muajt e ardhshëm do t’i japin një formë të re botës për të paktën 1 dekadë apo më shumë. Nuk është më koha për vendimet e përditshme, pasi jemi përballë një krize që kërkon zgjidhje globale."

    Por udhëheqësit evropiane nuk bien dakord lidhur me reformat që duhen ndërmarrë. Franca kërkon masa më të forta kontrolli nga qeveria, por Britania dhe Gjermania i shohin me dyshim përpjekjet për ndërhyrje të mëdha qeveritare. Të njëjtin qëndrim ka edhe Republika Çeke, e cila merr presidencën e radhës në janar.

    Megjithëse evropianët shprehen të zellshëm për të luajtur një rol udhëheqës në reformimin e institucioneve financiare botërore, në veçanti presidenti francez Sarkozi, analisti francez Filip Moro Defarzh nuk mendon se në takimin e Washingtonit do të arrihet ndonjë përparim i madh. Së pari, vë në dukje ai, administratës së Presidentit Bush së shpejti i përfundon mandati, prandaj nuk ka gjasa që të jetë dakord të mbështesë vendime madhore.

    Për më tepër nuk dihet ende se me ç’ide do të vijnë vende të tjera në takim, si Kina dhe India. Ka ende mospajtime edhe në Evropë, kur ngrihet ideja e krijimit të një sistemit të ri financiar. /VOA/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:48 pm