Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Sundimi i ligjit, ndër tri prioritetet kryesore

    Dynamit
    Dynamit
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 479
    Age : 30
    Reputation : 2
    Pikët : 791
    Registration date : 2010-01-08

    Sundimi i ligjit, ndër tri prioritetet kryesore Empty Sundimi i ligjit, ndër tri prioritetet kryesore

    Post by Dynamit Tue Jan 12, 2010 12:56 pm

    Sundimi i ligjit, ndër tri prioritetet kryesore 2rfc57a

    Qeveria e Kosovës e konsideron sundimin e rendit dhe të ligjit ndër prioritet kryesore të vendit, krahas zhvillimit ekonomik dhe ndërtimit të infrastrukturës për perspektivën evropiane.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në mbledhjen e Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundim të Ligjit, u zotua se Qeveria do të punojë me përkushtim të shtuar, në mënyrë që këto prioritete të përmbushen, ndërkohë që pret ndihmë edhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

    “Natyrisht se Qeveria e Republikës së Kosovës ka shumë prioritete të rëndësishme, por janë tri kryesore: e para sundimi i rendit dhe ligjit, e dyta zhvillimi ekonomik dhe e treta infrastruktura për perspektivën evropiane. Në të tri këto prioritete forca udhëheqëse me siguri do të jetë Qeveria e Kosovës, por gjithsesi forcë ndihmëse në këtë proces do të jetë misioni i EULEX-it në Kosovë, prej të cilëve presim ndihmën dhe bashkëpunimin konkret”, ka thënë Kuçi, transmeton KosovaPress.

    Nga ana e tij, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se viti i kaluar ka shënuar fillim të mbarë të misionit të EULEX-it në përpjekjet e përbashkëta për sundim të ligjit. “Jemi të pranishëm në Kosovë, duke përfshirë edhe Kosovën veriore, ku kemi filluar që të bashkëpunojmë me partnerët tanë në polici, në dogana dhe në gjykata”, u shpreh
    ai.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 7:35 am