Kompozim dekorativ - artistik kushtuar simbolit "@", i cili përdoret në të gjitha adresat e postës elektronike do të paraqitet në Moskë, Rus
Vendimi është marrë nga komisioni i monumenteve të Dumës qytetare moskovite.
Propozimin për përmendoren e "pazakontë" e parashtroi njëra prej portaleve më të mëdha në Rusi.
"Nuk dua të komentojë", deklaroi kryetari i komisionit Lev Lavrenov. "Komisioni ynë mbështet përmendore me rëndësi të përgjithshme shtetërore. Nëse është kështu, hajde t'i vendosim edhe simbolet e dollarit, euros dhe rublës", shprehet Lavrenov me skepticizëm.
Por përkundër qëndrimit të tij, anëtarët tjerë të komisionit u prononcuan pozitivisht ndaj propozimit. Ata u motivuan nga mungesa e përmendoreve bashkëkohore në Moskë. /Makfaks