IPKO ka pajisur vetën me një zgjidhje efektive që do t’i mundësojë
atyre të vazhdojnë të mbajnë pozitën si novator udhëheqës në fushën
telekomunikuese të Kosovës
Volubill, një
lider për furnizim në kohë reale me faturim dhe kontrollim të
politikave të aplikacioneve për ofruesit e shërbimeve mobile dhe fikse,
gjatë kësaj jave ka bërë të ditur se IPKO, ka zgjedhur Kontrolluesin e
Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill, për të mundësuar modele të ndryshme
pagese për shërbime më komplekse të të dhënave 3G dhe duke ofruar
analiza në kohë reale për trafik të IP-ve në shërbimin vlerësues të
IPKO-së.
Duke sjellë fleksibilitet më të madh në vlerat e çmimeve të
shërbimeve të shtuara, platforma e re do të ndihmojë që IPKO të luftojë
kundër rrjedhjeve potenciale të të hyrave.
Kosova ka një treg që po rritet shpejt dhe rrjeti i IPKO-së në
mënyrë të vazhdueshme po zgjerohet përgjatë territorit. Kërkesa për një
shërbim të veçantë vlerësues të dorës së tretë po rritet në vazhdimësi.
Zgjidhja e Kontrolluesit të Shërbimeve prej IPKO-së, që është pjesë e
CHARGE-IT nga Volubill, ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për
monitorim në kohë reale të të gjithë trafikut dhe shfrytëzimit të
rrjetit IP dhe WAP, duke ofruar menaxhim të lehtë dhe diferenca të
nevojshme për të faturuar në mënyrë efektive këto shërbime të reja me
vlerë të shtuar. Më shumë fleksibilitet me aftësitë faturuese për këto
shërbime të avancuara do të ndihmojnë që IPKO izolohet nga sfidat
momentale globale ekonomike duke u kapur në një rrymë të re dhe të
shpejtë të të hyrave, dhe duke u larguar nga pengesat rrjedhëse të të
hyrave nga metodat joefikase të faturimit.
“Depërtimi i kompanisë sonë në treg është rritur në mënyrë të theksuar
falë përmirësimeve të shumta në infrastrukturën fizike që kemi bërë në
rrjetin tonë, dhe tani ne jemi duke përjetuar një rritje në kërkesa nga
abonentët tanë në rritje e sipër për më shumë shërbime të larmishme”
tha shefi ekzekutiv i IPKO, Akan Ismajli. “Ne krenohemi me vetën që
jemi në gjendje tu ofrojmë konsumatorëve tanë, oferta të medias së
pasur dhe atraktive të cilat inkorporojnë përmbajtjen që ata e
pëlqejnë. Pra gjersa konkurrenca në tregun e telekomit të Kosovës po
bëhet vazhdimisht më e vështirë, për të vazhduar të ofrojmë shërbimet
tona në një çmime konkurrues ne kemi pasur nevojë për një sistem më
efektiv që të sjellë dhe të menaxhojë faturimin e vlerave të larta,
shërbimeve të integruara. Zgjidhja e Volubill ofroi një mundësi për
balancim të asaj që kemi nevojë tani dhe gjithashtu shpalosi mundësinë
për të shtuar funksionalitete me lehtësi gjatë të ardhmes”.
Kontrollues i Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill, është një platformë
e rrjetit që ofron fleksibilitet dhe shkallëzime të ndryshme për të
përkrahur dhe adoptuar të gjitha të dhënat dhe arkitekturat e
shërbimeve. Ai sjellë menaxhim në kohë reale dhe aftësi analizuese për
shfrytëzimin e abonentëve të të dhënave të bazuara në IP, përmbajtjes,
VoIP, shkarkimit dhe mesazheve, dhe është në gjendje të përkrahë
inspektim të thellë të pakove (DPI), menaxhim hyrës, sjellje të
shërbimeve, formësim të trafikut dhe menaxhimet të përvojës së
përdoruesit dhe për qasje të shpejt në internet ose për shërbime të
pasura të nivelit Premium. Kur vihen në partneritet me Platformën
Dinamike Faturuese të CHARGE-IT nga Volubill, Kontrolluesit e
Shërbimeve mundësojnë kontroll në kohë reale, faturim dhe menaxhim të
politikave për shërbime të avancuara.
Integrimin e zgjidhjes në IPKO është duke e bërë integruesi i sistemit, Altima.
“Jemi të lumtur që softueri i Volubill është i përshtatshëm me
zgjidhjen tonë të përgjithshme për ofrim të shërbimeve që krijon një
zgjidhje konvergjente OSS/BSS në maje të një platforme NGN” u shpreh
drejtori i kësaj kompanie, Mario Gerencir.
“IPKO ka qenë një fuqi udhëheqëse prapa avancimeve substanciale të
bëra në tregun telekomunikues të Kosovës, gjatë dekadës së fundit” tha
John Aalbers, shef ekzekutiv i Volubill. “Duke ofruar këto lloje të
shërbimeve të avancuara të dorës së tretë dhe duke faturuar në mënyrë
më efektive, është një prej aspekteve më sfiduese të zinxhirit rritës
vlerësues në telekomin ditëve të sotme. Duke zgjedhur Kontrolluesin e
Shërbimeve CHARGE-IT nga Volubill për menaxhimin e këtyre ofertave të
avancuara, IPKO ka pajisur vetën me një zgjidhje efektive që do t’i
mundësojë atyre të vazhdojnë të mbajnë udhëheqjen si novator udhëheqës
në fushën telekomunikuese të Kosovës.”