Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkëngjitur iniciativës humane, për t’iu dalë në ndihmë familjeve shkodrane, të cilat janë vërshuar nga ujërat, duke hapur kështu kodin 56666, përmes të cilit qytetarët mund të japin kontributin e tyre prej 1 euro, me dërgimin e SMS-ve nga Kosova.
Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani kanë mundësinë për të kontribuar me së paku me 1 euro, për familjet e përmbytura nga uji i cili e ka kapluar qytetin dhe rrethinën e Shkodrës.
Telefonia mobile IPKO ka krijuar kod identik me atë të operatorëve mobilë në Shqipëri për të lehtësuar mënyrën e dërgimit të SMS-ve, në numrin i cili tashmë është bërë i njohur në Shqipëri.
Kodi i shkurtër për dërgimin e një SMS-i nga Kosova është 56666, me tekst “ndihma ime” dhe çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO do të ngarkohet me 1 euro, për dërgimin e një SMS-i.
“Sikur të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ne jemi të përkushtuar që t’i dalim në ndihmë të qytetarëve të Shkodrës, të cilët janë prekur rëndë nga kjo fatkeqësi”, ka thënë drejtori komercial në IPKO, Shpend Jakupi.
IPKO është duke shqyrtuar edhe mundësi të tjera të rritjes së kontributit të saj për banorët e dëmtuar, duke bashkëpunuar edhe me partnerët e saj strategjikë në Shqipëri, kompanitë shqiptare: DigitAlb, SuperSport dhe kompaninë simotër - Primo.