Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi”

    Dard1
    Dard1
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 22045
    Age : 30
    Vendodhja : Peja City
    Reputation : 2
    Pikët : 44036
    Registration date : 2009-05-13

    Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi” Empty Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi”

    Post by Dard1 Sat Oct 03, 2009 2:08 am

    Nvidia shpalos gjeneratën e ardhshme “Fermi” Nvidia1
    Nvidia më në fund ka shpalosur gjeneratën e ardhshme të Fermi GPU-ve.
    Sipas Jen-Hsun Huang, arkitektura Fermi përfaqëson themelet e GPU-ve të
    para botërore përpunuese kompjuterike, që përfshinë GeForce, Quadro dhe
    Tesla.
    “Përpunimet me GPU kanë arritur në një pikë të rëndësishme. GPU-të
    punuese janë reale. Nuk janë diçka që përdoren vetëm nga shkencëtarët
    dhe qejflinjtë, por përdoren edhe nga zhvilluesit e përgjithshëm dhe
    kompanitë që kanë adoptuar një model paralel përpunues” tha Jen-Hsun.
    “GPU-të janë gjithandej, në laptop, PC, serverë dhe sisteme ‘cloud
    computing”.
    “Ne kemi ndërtuar këtë platformë prej zeros. GPU-ja ka 3 miliardë transistor. Arkitektura Fermi,
    veglat e integruara, libraritë dhe motorët janë rezultatet e
    drejtpërdrejta prej njohurive të fituara nga bashkëpunimi me mijëra
    zhvillues të CUDA anembanë botës. Ne do të shikojmë parapa gjatë viteve
    të ardhshme dhe do të shohim se Fermi ka nisur një industri të re të
    GPU-ve”.
    Jen-Hsun gjithashtu komentoi edhe mbi përgjigjen relativisht të
    ‘vonshme’ ndaj serisë së fundit të GPU-ve Radeon HD 5800 (DX 11) që u
    shpalos para pak kohe nga ATI.
    “Askush nuk e pëlqen faktin kur konkurrenca ka një produkt në treg.
    Por ne kemi një vizion tjetër dhe nuk ka të bëjë vetëm me pjesëmarrjen
    në treg. Natyrisht, ne nuk dëshirojmë që adhuruesit dhe entuziastët
    tanë të presin për gjeneratën e ardhshme të GPU-ve. Por ne dëshirojmë
    të dërgojmë industrinë para. Ne dëshirojmë të sigurohemi që produkti
    është gati kur do të paraqitet pas disa muajve. Dhe atëherë do të jetë
    modular, fleksibil dhe i fuqishëm”.
    Në fund gjatë Nvidia GPU Technology Conference 2009 Jen-Hsun bëri të
    ditur se Nvidia është e fokusuar në industri përpunuese kompjuterike më
    të avancuar dhe se ka interes të vogël në zëvendësimin e CPU-së.
    “Nvidia nuk fokusohet në PC bazë, por interesi i saj është në
    përpunime paralele. Fermi nuk do të dëmtojë bazë instaluese të
    përdoruesit të tanishëm” shtoi Jen-Hsun.
    Specifikat
    Fermi ka
    tre miliardë transistorë 40 nm, 512 bërthama CUDA, 8x përpunim preciz,
    IEE 754-2008, përkrahje për Fortran, C++,C, Open CL, DirectCompute,
    Java dhe Python, dhe në maje renditet Nexus, që është aplikacioni i
    parë në botë për përpunim paralel tërësisht i integruar. që është
    zhvilluar në një ambient brenda Microsoft Studio.

      Current date/time is Thu May 09, 2024 12:57 am