Kompania finlandeze Nokia, prodhuesi më i madh në botë i telefonave
mobil, ka deklaruar se do të fillojë prodhimin e kompjuterëve netbook,
si mundësi për të hyrë në tregun e kompjuterëve i cili ka shënuar
rritje të madhe kohëve të fundit.
Modeli i parë i prodhuar nga Nokia, i emërtuar Nokia Booklet 3G,
është i thellë deri në 2 cm, ndërsa peshon rreth 1.25 kilogram. Nokia
Booklet do të jetë i bazuar në sistemin operativ Windows, dhe do të
punojë sipas procesorit të ri të Intel, Atom. Baterija e Nokia Booklet
3G do të zgjasë deri në 12 orë.
Detajet tjera rreth këtij modeli, kompania Nokia ka thënë se do ti
publikojë më 2 shtator në panairin i cili mbahet në Stutgart të
Gjermanisë.
Nokia Booklet 3G first video