BenQ ka paraqitur dy ekrane të reja në linjën e saj V Eco të cilët vijnë me diagonale prej 24, respektivisht 21.5 inç me ndriçim LED të prapavijës
Të dy ekranet, V2400 Eco e V2200 Eco kanë ndriçim LED të prapavijës, rezolucion prej 1.920 x 1.080 piksela dhe kontrast dinamik prej 5.000.000:1.
Gjithashtu, në të është integruar edhe mënyra “ekologjike” e punës me të cilën zvogëlohet shpenzimi i energjisë për 30%, që në të njëjtën kohë edhe mjedisit i sjell më pak ndotje pasi që është krijuar nga metalet e padëmshme, derisa nuk mund të porositet me anë të letrës por ekskluzivisht nëpërmes internetit.
Çmimet si dhe datat e paraqitjes në publik nuk dihen.