Facebook shënon ditëlindjen e pestë
Këto ditë rrjeti më i popullarizuar shoqëror online Facebook shënon ditëlindjen e pestë të punës.
Versioni i parë e cila atëkohë ka bartur emrin "TheFacebook" është zhvilluar në fillim të muajit shkurt në universitetin Harward nga Mark Zuckerberg dhe miqtë e tij të cilët kanë dashur të kanë një mjet të thjeshtë për komunikim nëpërmes internetit.
Fillimisht Facebook ka qenë i kufizuar vetëm në studentët e Harwardit, mirëpo shpejt është hapur edhe për studentët e universiteteve amerikane, e më vonë edhe gjithë të tjerëve.
Pas hapjes së plotë të Facebook popullariteti i shërbimit është rritur në mënyrë marramendëse sa që tani ka 150 milionë përdorues në mbarë botën, derisa vlera e kompanisë vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë amerikanë.