Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Kroatët të interesuar për investime në bujqësi

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Kroatët të interesuar për investime në bujqësi Empty Kroatët të interesuar për investime në bujqësi

    Post by FooSe Wed Feb 04, 2009 2:54 am

    Ambasadori i Kroacisë në Republikën e Kosovës, Zlatko Kramaric, tha të hënën në Pejë se bllokimi i prodhimeve të Kosovës nga Serbia, qoftë edhe nëse ato nuk kanë cak tregun serb, por vetëm kalojnë transit andej, ndikojnë keq në stabilitetin e rajonit, ndërkohë që paralajmëroi interesimin e kompanive kroate për investime në bujqësinë kosovare.

    “Ky lloj i luftës kurrë nuk është i mirë dhe kjo do t'u kthehet bumerang të gjithë atyre që veprojnë kështu, pra edhe Serbisë”, ka deklaruar ambasadori Kramaric.

    Ambasadori kroat paralajmëroi investime nga vendi i tij në sektorin e bujqësisë në ringjalljen e tokave bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit, për çka ai edhe tregoi më së tepërmi interesim gjatë vizitës së parë të tij në Pejë.

    “Problemi i ushqimit është i rëndësishëm dhe më të duhet të merremi, pasi në këtë fushë ekziston interesi i dyanshëm. Prandaj edhe do të insistoj që firmat kroate të hyjnë me investimet e tyre këtu në Kosovë”, tha ai, duke e parë të arsyeshme që marrëdhëniet e mira politike mes Kosovës dhe Kroacisë, të zgjerohen edhe në ekonomi, kulturë dhe sport.

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 7:10 pm