Plot 270 kompani greke kanë investuar deri tani në Shqipëri rreth 550 milionë euro. Sektorët ku Greqia ka derdhur para janë kryesisht bankat dhe kompanitë e sigurimeve, ndërsa nuk mund të lihet jashtë edhe telekomunikacioni
.Gjatë viteve 2001-2006, Greqia i ka dhënë Shqiperise afro 78 milionë euro ndihmë financiare, ndërsa për vitin 2008, ndihma llogaritet në vlerën e rreth 2.6 milionë eurove.
Greqia është vendi i parë në listën e investitorëve të huaj në Shqipëri, ndërsa fare mirë mund të thuhet se është partneri i dytë tregtar.
Kjo është deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të Çështjeve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme greke, Nikolaos Tachiaos, gjatë punimeve të forumit të dytë ekonomik Greqi-Shqipëri.
“Greqia mban vendin e parë në atë segment që u përket investimeve dhe është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Rrjedhimisht, është e natyrshme që çështjet e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve të përbëjnë një nga prioritetet tona”, tha dje Tachiaos.
Sipas tij, 270 kompani me interesa greke kanë investuar në vendin tonë rreth 550 milionë euro. “Lidhur me vlerën e investimeve, unë mund të them se 270 shoqëri greke kanë investuar rreth 550 milionë euro në këtë vend në sektorin bankar dhe siguracione, në telekomunikacion, në ndërtim, në transport, në tregun e karburanteve etj”, tha sekretari i Përgjithshëm i Çështjeve Ekonomike në Ministrinë e Jashtme greke.
Lidhur me bashkëpunimin ekonomik, Tachiaos nënvizoi se sasia e pastër e fondeve greke për ndihmën për përparim që Shqipëria ka marrë nga Greqia gjatë periudhës 2001-2006 arrin në 78.3 milionë euro, ndërsa për vitin 2008, bazuar në të dhënat e deritanishme, llogaritet që ndihma për zhvillim të arrijë në 2.6 milionë euro.