Dell do të prodhojë telefona të mençur?
Informacionet mbi qëllimin e kompanisë Dell që gjatë muajit shkurt do të paralajmërojë fillimin e zhvillimit dhe prodhimit të telefonave të mençur kanë vërshuar portalet e shumta të internetit.
Supozimet për angazhimin e Dell-it në prodhimin e telefonave të mençur (smartphones) po bëhen çdo ditë e më të zëshme dhe me gjasë të bazuara në informatat të cilat qëllimisht janë lëshuar qëllimisht apo rastësisht kanë rrjedhur pikërisht nga kompania Dell. Peshë të shtuar të informacionit jep edhe fakti se atë e kanë publikuar dy mediumet e shquara botërore Reuters dhe Wall Street Journal.
Qëndrimi zyrtar i kompanisë është se nuk dëshiron të komentojë thashethemet. Përvoja na tregon se një koment i tillë gjithmonë ka qenë hyrje në atë për të cilën ka bërë fjalë edhe ajo thashetheme.
Gjatë muajit shkurt do të organizohet ngjarja “GSM World Congress” në Barcelonë, që vlerësohet si rast ideal për kompaninë Dell të publikoj qëllimin e vet të mundshëm. Do të duhej të kishte më shumë telefona të mençur në pyetje, gjersa informatat thonë se disa modele do të janë të bazuar në sistemin operativ Android nga kompania Google, derisa tjerët në atë Windows Mobile.
Microsoft zyrtarisht ka paralajmëruar se në kongresin GSM do të jap një njoftim të rëndësishëm në lidhje me platformën Windows Mobile, prandaj shumë supozojnë se ky njoftim do të ketë lidhje me telefonat e mençur nga Dell.