Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Dell heq dorë nga brendi XPS?

    Fischee
    Fischee
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 552
    Age : 30
    Vendodhja : Gjakovë
    Reputation : 2
    Pikët : -213
    Registration date : 2008-11-06

    Dell heq dorë nga brendi XPS? Empty Dell heq dorë nga brendi XPS?

    Post by Fischee Sun Dec 07, 2008 6:27 am

    Kompania Dell që një kohë është duke shtyrë paralelisht brendin e saj XPS, nën të cilin prodhon kompjuterë jashtëzakonisht të fuqishëm të dedikuar për lojëra, dhe Alienware, kompaninë e cila e bën të njëjtën gjë, e të cilën e ka blerë në vitin 2006. Tani, ndoshta ka ardhur koha që të heq dorë nga XPS-i.
    Në fakt, sipas Wall Street Journal, Dell do të ndalojë së shituri katër modele të kompjuterëve desktop dhe do të orientohet ekskluzivisht në Alienware. Është krejt e mundur, edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, që kompjuterë të ri XPS desktop nuk do të ketë më.

    Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me laptopët nga seria XPS, por disa nga modelet e fundit edhe ashtu nuk kanë qenë të dedikuara për adhuruesit e flaktë të lojërave kompjuterike; Dell XPS 1530 e 1330 më shumë janë një lloj kompromisi në mes të elegancës dhe fuqisë, derisa vetëm modeli 1730 mund të matet deri diku me laptopët Alienware.

    Në çdo rast, edhe pse kompjuterët XPS kanë qenë të pranuar në mënyrë solide, dhe kanë sjellë inovacione të caktuara në treg, nuk mund të themi se ankohemi tepër për këtë hap, sepse Alienware ka modele njëjtë të mirë dhe të fuqishëm. E vetmja gjë që mungon është të dalin shitje edhe tek ne ...

      Current date/time is Sun May 19, 2024 10:11 am