Kompania Sony Ericsson ka paraqitur në tregun e Japonisë telefonin celular i cili posedon në kuptimin e plotë të fjalës krejt ato çfarë mund të dëshironi nga një pajisje e këtillë.
Telefoni ka ekran të madh AMOLED prej 3.3 inçësh, i cili ofron fotografi në rezolucionin prej 480 x 854 pikselash, që është për tu respektuar.
I pranishëm është edhe fotoaparati prej 8.1 megapikselash, me autofokus, blic dhe detektim të buzëqeshjes, më pas është mundësuar edhe qasja në televizionin mobil si dhe opsioni GPS.
Nga lidhjet janë të pranishme GSM/CDMA, Bluetooth, kështu që në teori, telefoni do të punojë edhe jashtë territorit të Japonisë.
Pritet që modeli S001 të paraqitet edhe në tregjet e Evropës dhe Amerikës, derisa ai do të shitet në tri ngjyra të ndryshme – të zezë, rozë dhe të gjelbrën me korniza të arta.