Ekspertët amerikanë thonë se stina e shitjeve të fundivitit 2008 ishte mjaft e dobët dhe kjo do të çojë në mbylljen e mijëra dyqaneve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2009.
Shitjet e fundvitit janë shumë të rëndësishme sepse ato u sjellin dyqaneve amerikane përqindjen më të madhe të të ardhurave të vitit. Dhe shifrat e deritanishme tregojnë se shitjet gjatë stinës së festave në Amerikë, ranë 4% në vitin 2008, që është niveli më i ulët në më shumë se 40 vjet.
Ekspertët parashikojnë se në gjysmën e parë të vitit 2009 do të mbyllen më shumë se 70 mijë dyqane. Konsulenti i shitjeve Howard Davidowitz thotë se blerësit do të shohin më tepër lajmërime ku shkruhet: “Ky dyqan është në mbyllje”.
Sipas analistëve, deri në 3 mijë komplekse tregtare rrezikojnë mbylljen në vazhdën e riorganizimeve.