Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Konfindustria përshëndet lirimin e biletave per Tirane

    Y||!
    Y||!
    V.I.P
    V.I.P


    Gjinija : Male
    Postimet : 927
    Age : 28
    Vendodhja : Ferizaj
    Reputation : 4
    Pikët : 208
    Registration date : 2008-12-11

    Konfindustria përshëndet lirimin e biletave per Tirane Empty Konfindustria përshëndet lirimin e biletave per Tirane

    Post by Y||! Wed Dec 31, 2008 7:48 am

    Konfindustria ka përshëndetur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe personalisht të Ministrit të Transporteve të Kosovës Fatmir Limaj për heqjen e “taksës së kalimit të kufirit nga ajri” dhe marrjen e masave të tjera pozitive shtesë që do të marr drejtpërdrejt Aeroporti i Prishtinës, për të ulur deri në 30 euro, koston fiskale të fluturimeve të shkurtra rajonale ku përfituesit kryesore do të jenë udhetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

    Gjergj Buxhukut, Administrator i Përgjithshëm në “Konfindustria” me anë të një njoftimi zyrtar ka deklaruar se vendimi i qeverisë kosovare e i cili do të hyj në fuqi nga 1 janari i vitit 2009 vjen pas vendimit të muajit korrik 2008 të Qeverisë së Shqipërisë për heqjen e taksës së ngjashme prej 10 euro dhe në pritje të masës tjetër të saj për heqjen e taksës së vizës.

    “Në shumatoren e përgjithshme lehtesime të tilla të dyanshme bëjnë plotësisht të mundur, që bileta vajtje ardhje të fluturimit Tirane-Prishtinë të jetë në shifrat 50-70 euro varësisht çmimit të karburantit, pa prekur fitimin e tashëm të operatorëve të linjave ajrore”.

    Sipas Buxhukut heqja e "taksës së kalimit të kufirit nga ajri" ishte një nga kërkesat, që u paraqit nga industrialistët shqiptar para përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës të pranishëm në Forumin për Nismën e krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar dhe Rajonal të organizuar nga Konfindustria në qershor 2008 në Tiranë, si një lëvizje me pasoja të drejtpërdrejta për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve në rradhë të parë në hapësirat mbarëshqiptare dhe rajonale.

    “Konfindustria është duke përgatitur dhe do të paraqes gjatë vitit 2009 pranë institucioneve ekzekutive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës një plan të përgjithshëm të masave të prekshme në shumë fusha të rëndësishme të ekonomisë, arsimit, punës, etj., që duhen marr në bashkërendim për të bërë të mundur krijimin dhe funksionimin sa më shpejt të Tregut të Hapur Shqiptar 7 milionësh si një lëvizje e domosdoshme për mirëqenien e shqiptareve dhe integrimin e suksesshëm në BE”. /Telegrafi/

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 3:22 am