Kompania turke "Kurum" në Elbasan, e vetmja e industrisë së prodhimit të çelikut shqiptar, po ndjen efektin negativ të krizës globale. Këtë fakt e ka deklaruar vetë drejtori i përgjithshëm i saj, Koray Zetinogly. "Ndoshta jemi të parët që prekemi nga kjo krizë dhe për këtë qëllim jemi të detyruar të eksportojmë nën koston e prodhimit, vetëm për të ruajtur tregjet ku kemi fituar besim", pohoi dje kreu i "Kurum".
Sipas disa specialistëve turq në uzinën e prodhimit të çeliqeve, një ton çelik është shitur në tregun vendas dhe të huaj me 1000 euro. E njëjta sasi luhatet në vlerën 500-600 euro për ton. Sidoqoftë, kompania i përmbahet kontratave eksportuese me vendet si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe në veçanti me Serbinë, që mbetet kryesuesja e importit të hekurit shqiptar, pa përjashtuar edhe tregun grek e italian.
Ndërkohë rënia e çmimit të shitjes ka ndikuar edhe në blerjen e skrapit (hekurishteve) në tregun vendas dhe në Kosovë, çka ka ndikuar edhe në krizën totale të tregtarëve të hekurishteve, ku jo pak subjekte të këtij biznesi ose kanë stopuar prodhimin e skrapit të grumbulluar ose kanë mbyllur aktivitetin në pritje të rritjes së çmimit.
"E vetmja rrugë për të përballuar krizën globale mbetet rikonstruksioni total i uzinës së çelikut, modernizimi i prodhimit për të ulur koston e prodhimit dhe duke ruajtur të njëjtën fuqi punëtore", thotë kreu i "Kurum".