Dy blloqet e TC “Kosova B”, përkatësisht B1 dhe B2 kanë punuar dje prej orës 13:00 deri në ora 17:00 në minimum teknik për shkak të problemit të furnizimit me ujë nga Hidrosistemi Ibër-Lepenc dhe i njëjti problem është paraqitur edhe sot në mëngjes rreth orës 01:00.
Si pasojë e këtij problemi është rënduar edhe furnizimi me energji elektrike, edhepse deri në momentin e uljes së prodhimit nuk kishte reduktime për asnjë kategori.
" Ky problem është evituar rreth orës 16:30 minuta. Me këtë rast KEK falënderon punëtorët dhe menaxhmentin e Hidrosistemit Ibër- Lepenc për angazhimin e tyre për ta stabilizuar situatën. Pas evitimit të problemit blloqet e TC “Kosova B” kanë filluar me operim normal", thuhet ne nje komunikate.
Furnizimi me energji elektrike pritet të jetë stabil, krejtësisht pas futjes në sistem të njësisë A5, që është ndalur nga puna të premten./telegrafi/