Haraqija dënohet me 5 muaj burg nga Tribunali i Hagës
Gjykata
Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar me 5
muaj burgim ish-ministrin e Kulturës, Astrit Haraqija, për shpërfillje
të Gjykatës. Ndërsa ish-këshilltari i tij, Bajrush Morina, është dënuar
me 3 muaj dënim.Haraqija e Morina akuzohen për frikësim dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraqija dënohet me pesë muaj
burg ndërsa Morina me tre muaj për mospërfillje të Gjykatës dhe presion
ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se vuajtja e dënimit do të
llogaritet edhe koha që të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim.
Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që afati për apel që është 15 dit të zgjatet
pasi që tash janë festat e fund vitit , por kryetari i trupit gjykues
ka thënë se ai nuk mund ta ndryshoj këtë afat.