Gjiganti industrial gjerman Simens është dënuar nga Gjykata gjermane të paguajë edhe një gjobë prej 395 milionë euro.
Kjo ndodhi, pasi që gjykata amerikane i urdhëroi Simens-it të paguajë 800 milionë dollarë, duke konstatuar se kompania gjermane ka zbatuar praktika korruptuese për të fituar në tendere ndërkombëtare, transmetoi mbrëmë agjencia Frans pres.
Simens lajmëroi se e pranon masën e sanksioneve të urdhëruar nga prokuroria gjermane në Munih dhe se të gjitha procedurat e mëtejshme kundër kompanisë në Gjermani "janë ndërprerë".
Paraprakishtë, autoritetet gjyqësore amerikane të hënën u pajtuan t'i japin fund skandalit më të madh korruptiv që dridhi kompaninë gjermane, nëse Simens i paguan gjobë prej 450 milionë dollarë si dhe 350 milionë dollarë Komisionit për siguri të transaksioneve të bursës.
Me këtë, Simens-i duhet të paguajë gjobë prej gjithsej një miliardë euro.