Gjashtë bankat më të mëdha irlandeze gjenden në qendër të krizës kreditore, ndërsa Qeveria irlandeze paralajmëroi ndihmë prej 10 miliardë eurove.
Plani irlandez për ndihmë është dedikuar për kapitalizimin plotësues të bankave, ndërsa kjo do të realizohet përmes blerjes plotësuese të pjesëmarrjes dhe masave tjera.
"Qeveria vendosi që përmes fondit shtetëror pensional dhe kanaleve tjera ta mbështesë, bashkë me aksionerët ekzistues dhe investitorët privatë, programin për kapitalizim plotësues të institucioneve kreditore në Irlandë me vlerë deri 10 miliardë euro", transmetojnë mediumet irlandeze.
Ministria e atjeshme e Financave, lajmëroi se do të tentojë ta inkurajojë dhe nxisë derdhjen e mjeteve në ekonominë, me qëllim që të kufizohet ndikimi i problemeve në tregun financiar.
Irlanda ishte një ndër vendet e para që reaguan në mënyrë aktive në krizën kreditore me garantimin e pakufizuar dyvjeçar të depoziteve bankare, që është kundërvlerë prej 485 miliardë eurove.
Ndryshimi i Planit gjerman për shpëtimin e sektorit bankar ndërkohë është aprovuar nga Komisioni Evropian.