Operatori publik mobil Vala ka lansuar në treg shërbimin e vet më të ri, “Vikendi 1 euro”, për të gjithë konsumatorët me parapagim (prepaid).
Për të pasur qasje në këtë shërbim, konsumatori i Valas duhet të dërgoj një SMS - të zbrazët - në numrin e shkurtuar 557, i cili do të kushtojë vetëm 1 euro.
Më pas, konsumatorit i kthehet konfirmimi për aktivizimin e shërbimit, gjë që do të thotë se prej atij momenti, të gjitha thirrjet do të jenë falas vetëm brenda rrjetit Vala, gjatë tërë vikendit.
Ky shërbim – siç bëhet e ditur në një komunikatë të këtij operatori - do të fillojë së aplikuari, çdo të premte pas mesnatës (ora 00:00) dhe do të përfundojë të dielën në ora 23:59.
Operatori Vala, gjithashtu ka lansuar edhe shërbimin Conference call, për të gjithë konsumatorët e vet postpaid.
Kjo do të thotë, që konsumatori në të njëjtën kohë mund të realizojë dy thirrje dhe të gjithë mund të inkuadrohen në të njëjtën bisedë. Thirrjet tarifohen në atë mënyrë që origjinuesi i thirrjes merr përsipër shpenzimet. /Telegrafi/