Parlamenti i Kosovës në parim ka votuar për rritjen e TVSH-së nga 15 në 16 për qind, në kuadër të propozimit të qeverisë për ngritjen e saj dhe uljen e tatimit në fitim nga 20 në 10 për qind dhe uljes së normës së tatimit në paga në 10 për qind. Ky ligj e bën Kosovën më atraktive në rajon për shkak se barazon tatimet me vendet fqinje, të cilat deri tash i kanë pasur më të ulëta se Kosova.
Parlamenti i Kosovës, miratoi në seancën e rregullt plenare, Projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila nga 1 janari do të jetë 1 për qind më lartë se që është tani.
“Ndryshimet janë sipërfaqësore, në vend të normës 15 për qind ngritet tatimi në 16 për qind, që nuk është ndonjë shumë e madhe, ndërsa për korporata kemi ulje tatimi. Këto ndryshime janë kozmetike dhe duhet të fillojnë të zbatohen nga data 1 janar e vitit të ardhshëm”, tha ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.
Miratimi i këtij projektligji është në kuadër të paketës për ndryshimet fiskale që ka paraparë qeveria për vitin e ardhshëm.
Në këtë kuadër pritet të ulet tatimi në korporata, apo tatimi në fitim nga 20 përqind në 10 për qind, si dhe tatimi në të ardhura personale, i cili nuk do të ketë më normë prej 20 për qind.
Ky ligj ka qenë kërkesë e hershme të biznesit në Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Amerikane dhe shumë institucioneve të tjera, të cilat kishin kërkuar që Kosova të barazohej me rajonin sa i përket normave të tatimit.
Tatimi në fitim dhe në të ardhura prej 20 për qind qe vlerësuar si tepër i lartë dhe e bënte Kosovës vend joatraktiv për investime.
Mirpo, kjo gjatë seancës parlamentare është kundërshtuar nga opozita.
“Më mirë është që Qeveria të përballet me ekonominë informale, që të tentojë të zgjerojë bazën e tatimpaguesve dhe jo të prekë në çështjet sociale, sepse baza sociale në Kosovë edhe ashtu është e rëndë”, tha ish-kryeministri Bajram Kosumi, duke kundërshtuar projektligjin.
Tre projektligje të tjera që lidhen drejtpërdrejtë me Buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm, përfshirë Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave; Projektligjin për tatimin në të ardhurat individuale dhe Projektligjin për normën e akcizës në Kosovë pritet të miratohen gjatë orëve në vijim. /Telegrafi/