Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Bankat e huaja të nivelit të dytë në Shqipëri ndërrojnë taktikë

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Bankat e huaja të nivelit të dytë në Shqipëri ndërrojnë taktikë Empty Bankat e huaja të nivelit të dytë në Shqipëri ndërrojnë taktikë

    Post by LibiDinho Thu Dec 04, 2008 1:10 pm

    “Nëse ndonjë bankë mëmë do të bjerë, e fundit për të cilën do të mendojë do të jetë dega në Shqipëri”. Deklarimi është i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani.

    Mëse një muaj më vonë, kriza është në vijim dhe vende rrotull Shqipërisë, po planifikojnë ndërhyrje monetare për bankat e tyre, që të shpëtojnë paratë e depozituesve. Rasti më i freskët është ai i qeverisë greke, që injektoi mbi 28 miliardë euro, duke kujtuar se rreziku është jo vetëm për financat e Athinës, por edhe në bankat që në Shqipëri janë degë të bankave greke.

    Guvernatori Adrian Fullani, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, megjithatë deklaroi se nuk ka vend për panik, dhe se institucioni që ai drejton e ka gjendjen nën kontroll: “Tregjet financiare nuk janë prekur nga tronditjet e tregjeve financiare globale apo evropiane".

    Shkak për këtë ka qenë jo vetëm shkalla e ulët e integrimit me tregjet evropiane dhe orientimi i sistemit tonë bankar drejt financimit të aktivitetit të brendshëm, por edhe mbikëqyrja e kujdesshme e Bankës së Shqipërisë. Si autoriteti monetar dhe mbikëqyrës i sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka qenë veçanërisht e kujdesshme që të mbështesë nevojat për likuiditet të sistemit dhe të monitorojë në vazhdimësi performancën e treguesve financiarë të bankave.

    Por ka zëra të shqetësuar që thonë se disa prej bankave që operojnë në Shqipëri, megjithëse kanë patur probleme me kreditë e këqija me kreditorët shqiptarë dhe nuk kanë portofol të kënaqshëm me likuiditete, vazhdojnë të transferojnë valutë jashtë vendit, për llogari të bankave mëmë.

    Është një praktikë e njohur edhe nga Banka e Shqipërisë, aq sa guvernatori Fullani rreth dy muaj më parë publikisht u kërkoi bankave që të mos nxirrnin valutën jashtë vendit dhe premtoi se do të shtoheshin kontrollet se sa janë respektuar këshillat e Bankës Qendrore.

    Një ekspert bankar thotë se bankat kanë reflektuar, por vetëm duke ndryshuar taktikë, duke e bërë më të kamufluar dhe më të sigurt nxjerrjen e valutës jashtë vendit.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 8:47 am