Tingëllon e pabesueshme, apo jo? Nokia, e cila ka emër jashtëzakonisht të fuqishëm në treg dhe praktikisht është sinonim për celularin, në Japoni nuk do të mund ta blenë.
Kështu ndodhë në Lindjen e Largët; rregullat e lojës janë krejtësisht ndryshe, e prodhuesi më i madh i celularëve në botë, Nokia finlandeze, ka vetëm një për qind të tregut.
Tani nuk do të ketë as aq sepse si pasojë e situatës së rëndë ekonomike Nokia po tërhiqet nga tregu japonez, derisa në ofertë do të lërë vetëm modelin luksoz Vertu.
Kompanitë e huaja në Japoni, përveç Sony Ericsson, nuk qëndrojnë aspak më mirë; pjesëmarrja e përgjithshme e tyre është rreth pesë për qind.
Në tregun japonez do të vazhdojnë të mbizotërojnë disa kompani tjera, të cilat në Evropë kanë pjesëmarrje shumë të vogël në treg: Sharp, NEC, Matsushita, derisa japonezët të cilët do të duan të blejnë Nokia do të duhet ta blenë diku jashtë vendit.