Bullgaria ka humbur rreth 300 milion dollarë ndihmë nga BE-ja për shkak se nuk ka arritur sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kjo është hera e parë që Komisioni Evropian ka marrë një vendim të tillë për një vend anëtar.
Në muajin korrik, Komisioni ngriu fondet me vlerë mbi gjysëm miliard dollarë që do të shkonin në ndihmë të infrastrukturës rrugore dhe fermave të Bullgarisë, nga frika se mos këto para shkonin në duart e gabuara.
Teksa kriza ekonomike fillon të kafshojë, ky vendim i paparecedent ka si qëllim të tregojë se Komisioni Evropian nuk është duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve.
Ai paralajmëron anëtaret e reja dhe ato kandidate në BE se duhet të luftojë korruspionin.
Komisioneri për Zgjerimin, Olli Rehn tha se vendimi nuk kishte qënë i lehtë për t'u marrë. "Mua më vjen keq për vendimin, pasi Bullgaria është një histori ekonomike suksesi, është një vend anëtar i angazhuar dhe konstruktiv''.
"Por ne na duhet që të veprojmë sipas rregullave dhe t'i respektojmë rregullat e menaxhimit financiar dhe për këtë arsye për momentin nuk ka opsione," shtoi Rehn.
Bullgaria ka ndërmarrë disa masa që kur BE-ja i ngriu fondet në muajin korrik. /bbc/
Por zoti Rehn shtoi se shumica e masave ishin premtime për veprime në të ardhmen dhe nuk kishin sjellë rezultate konkrete.
Prokurorët janë duke hetuar rreth 80 raste të përvetësimit të parave, por asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar deri tani dhe mbi 100 vrasje të stilit mafioz mbeten të pandëshkuara.