Gjatë natës KEK-ut i teprojnë në shumicën e rasteve deri në 300 megavatë orë energji elektrike dhe nëse do të kishim një lidhje me Shqipërinë, atëherë energjia do të dërgohej atje, për t'u rikthyer gjatë ditës kur Kosova ka më së shumti nevojë. Sipas KEK-ut procesi është në fazën e dizajnimt të tenderit, ndërsa investimin prej 80 milionë euro pritet ta financojë banka gjermane KFW
Linja e interkonjeksionit, 400 kilovolt midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërtimi i së cilës është ende në fazën fillestare të pregatitjes, mund të stabilizojë Kosovën me furnizim të energjisë elektrike, deri në ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re”.
Kjo pasi, KEK gjatë çdo natë ka teprcië të energjisë elektrike që shpeshherë shkon deri në 300 megavatë, pasi konsumi në këtë orë është në nivelin më të ulët dhe nuk ka ku të dërgohet.
Ndërkohë po të ekzistonte kjo linjë, energjia e tepërt do të eksportohej në Shqipëri gjatë natës për tu rikthyer më pas gjatë orëve që Kosova ka nevojë më shumë për këtë energji.
“Kombinimi është i domosdoshëm, po të kihet parasysh se 90% e kapaciteteve prodhuese në Shqipëri janë në hidroenergji dhe 90% e kapaciteteve prodhuese në Kosovë janë termoenergji. Kombinimi krijon fleksibilitet shumë të madh në furnizimin me energji elektrike”, tha për telegrafi.com, zëdhënsi i KEK-ut, Viktor Buzhala.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj linje përfundimisht krijon siguri të sistemi energjetik në vend.
Por ndërtimi i linjës 400 kilovolt në mes të dy vendeve tona, ende është në fazën fillestare dhe sipas ekspertëve do të duhet deri në dy vjet, për tu ndërtuar kjo linjë.
Megjihtatë, ndërtimi i saj mund të bëhet shumë më shpejt se termocentrali Kosova e Re.
“Linja 400 kilovolt përfundimisht krijon siguri të sistemit dhe mundësi të shkëmbimit të energjisë. Sipas njohurive që ka KEK-u, ky projekt është në fazën e përgatitjes së dizajnit për tender”, tha Buzhala.
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Prishtinë do të nisë brenda vitit 2009 dhe do të përfundojë pas 20 muajsh.
Qeveria gjermane pritet të mbështesë me një grant konsulencën dhe mbikëqyrjen e realizimit të projektit për linjën 400 kV të interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë për Shqipërinë Perëndimore pjesën shqiptaro-perëndimore si dhe ka siguruar financimin e pjesës shqiptaro-veriore të kësaj linje përmes bankës gjermane KfW.
Për realizimin e projektit, një grup i përbashkët pune, me ekspertë nga të dy shtetet shqiptare për sistemet e transmetimit të energjisë, do të punojë për hartimin e një marrëveshjeje të detajuar të punës për ndërtimin e linjës. /Telegrafi/