Diabeti i nënës është i lidhur me çrregullimet e të folurit te fëmija, pohojnë shkencëtarët kanadezë.
Fëmijët e nënave të cilat kanë zhvilluar diabet gjatë shtatzënisë (diabet gestacional) janë më të prirë për të pasur probleme me të folur.
Studimi i realizuar nga Universiteti Laval te më shumë se 2.600 fëmijë, ka treguar se këta fëmijë kanë dalë shumë më të dobët në testet e të folurit dhe se këta fëmijë gjithmonë flasin më vonë në krahasim me moshatarët e tyre.