Banka Botërore është duke i bërë presion Bullgarisë për të përgatitur planin e shpëtimit dhe pakon e masave, që konsiderohen të domosdoshme në rast se kriza financiare botërore do të godasë edhe këtë vend me ekonomi në zhvillim.
Analistët dhe agjencitë ndërkombëtare për rejting vlerësojnë se Bullgaria, si vend i ri anëtar i Bashkimit Evropian, mund të goditet nga kriza ekonomike globale, pasi që qeveria e këtij vendi deri më tash nuk ka përgatitur pakon e masave kundër krizës ekonomike.
Megjithatë, qeveria bullgare ka pohuar se bankat e saja janë të sigurta dhe se pasojat e krizës ekonomike globale në këtë vend janë indirekte, por në rast shteti do të ndihmojë bankat përmes rezervave fiskale dhe rezervave të devizave nga banka qendrore.