Sot pritet që të publikohet plani për krijimin e super-rrjetit nga furnizuesit e energjisë, i cili do ta mbrojnë Evropën nga kërcënimi energjetik rus, shkruan sot gazeta "Times".
Në bazën e super-rrjetit të propozuar janë kabllo të reja, të cilat do t'i lidhin centralet me erë afër Detit Verior, si dhe gjetjen e mënyrës për bashkimin e rrjeteve të ndryshme në rajonin e Baltikut dhe vendet nga rajoni i Detit Mesdhe, thekson direktiva e Komisionit Evropian, pohon gazeta londineze.
Nga vendet-anëtare të BE-së përveç kësaj do të kërkohet që të paguajnë të paktën dy projekte ambicioze për gazsjellës për dërgesa nga Azia e Mesme dhe Afrika.
Plani ende parashikon që vendet e BE-së të këmbejnë dërgesa energjetike në rast se Rusia e "mbyll musllukun".
Ekspertët theksojnë se dy projektet do të kushtojnë miliarda funta.
Në planin e BE-së thuhet se Evropa importon 61 për qind të gazit natyror, ndërsa parashikimet janë 73 për qind deri më vitin 2020. Rusia dorëzon afër dy të pestat nga sasia e përgjithshme, ndërsa disa vende varen nga dërgesat e saj, shton "Times". /mia/