Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Komercialna Banka, ende jashtë kontrollit të autoriteteve

    LibiDinho
    LibiDinho
    A. i plotë
    A. i plotë


    Gjinija : Male
    Postimet : 930
    Age : 31
    Vendodhja : Gjk
    Reputation : 3
    Pikët : -415
    Registration date : 2008-10-30

    Komercialna Banka, ende jashtë kontrollit të autoriteteve Empty Komercialna Banka, ende jashtë kontrollit të autoriteteve

    Post by LibiDinho Wed Nov 12, 2008 10:26 am

    Komercialna Banka, ende jashtë kontrollit të autoriteteve
    Banka serbe, “Komercialna Bank”, e cila është pajisur me licencë në gusht të 2006, vazhdon të jetë jashtë kontrollit të Bankës Qendrore të Kosovë, megjithëse këta ta fundit thonë se kjo bankë është duke iu raportuar dhe është duke hyrë në sistem dalëngadalë.

    Në web faqen e internetit të kësaj banke thuhet se rrjeti i saj në Kosovë është i shtrirë në Mitrovicë , Graçanicë, Zubin Potok , Leposaviç, Zveçan, Slivovë, Shtërpc dhe Dragash ndërsa ish drejtori menaxhues i BQK, ndërkombëtari Michel Svetchine , me rastin e dhënies së licencës pati deklaruar se “ nuk është dhënë licencë kësaj banke, por vetëm një dege e cila do të kontrollohet nga BPK-ja dhe kjo degë do ti raportojë BQK- së në lidhje me veprimtaritë e veta”.

    Por edhe pse ka dy vite nga marrja e licencës kjo bankë nuk publikon bilancet e veta, në media dhe ueb faqen e Bankës Qendrore të Kosovës, siç janë të detyruara të veprojnë bankat e tjera komerciale.

    Por megjithëkëtë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, tha se mospublikimi i bilanceve nga ana e bankës serbe më shumë është çështje teknike.

    “Ata janë duke raportuar rregullisht tek ne. Ndërsa sa i përket mospublikimit të bilanceve, jemi të informuar se janë duke negociuar me disa kompani për ta bërë këtë. Megjithëse ngadalë edhe kjo bankë është duke u përfshirë në sistemi”, deklaroi për telegrafi.com, Gurvenatori Rexhepi.

    Janë disa banka serbe që veprojnë ilegalisht nëpër enklavat serbe në Kosovë, të cilat veprojnë në bazë të udhëzimeve të Bankës Qendrore të Serbisë dhe nuk pranojnë ti nënshtrohen ligjeve të Kosovës.

    Për shkak të kësaj, vet aplikimi për marrjen e licencës nga ana e “Komercialna Bank” në Bankën Qendrore të Kosovës, qe quajtur në atë kohë edhe pranim i sovranitetit dhe i ligjeve të Kosovës dhe qe deklaruar si një sukses i madh. /Telegrafi/

      Current date/time is Mon Nov 25, 2024 6:54 am