Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    Shkrimtar Shqiëptar - Jakov Xoxa

    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Shkrimtar Shqiëptar - Jakov Xoxa Empty Shkrimtar Shqiëptar - Jakov Xoxa

    Post by FooSe Sun Nov 09, 2008 11:03 am

    Jakov Xoxa u lind në Fier, më 15 prill 1923. shkollimin fillor e mori në Fier, Vlorë, Berat, pasi familja e tij lëvizte sëbashku me të atin, që ishte punonjës I thjeshtë. Shkollimin e mesëm e filloi në Liceun e Korcës, e vazhdoi në Elbasan dhe e përfundoi në Tiranë, pas Luftës së Dytë botërore. Për arsye ekonomike ka bërë punë të ndryshme që në moshë të re. U lidh herët me luftën kundër fashizmit: më 1943 doli partizan. Studimet e larta i ndoqi një vit në Beograd, por i mbaroi në Sofie për gjuhën dhe letërsinë frënge. Ka punuar në Institutin e Shkencave dhe te gazeta Zëri i Rinisë. Shumë vjet ka qenë professor i teorisë së letërisë në Universitetin e Tiranës. Në këtë periudhë shkroi disa tekste universitare për teorinë e letërsisë. Më pas ka qenë shkrimtar në profesion të lirë. Jakov Xoxa, një pjes të madhe të jetës e ka kaluar në Myzeqe, ne Pojan dhe Apolloni dhe po aty ka shkruar veprat e tij kryesore. Ai jetonte në Myzeqe për shkak të bindjeve të tij realiste. Trevat dhe njerzit e Myzeqesë kanë qenë njerzit objekt i përhershëm i krijimtarisë së tij. Po ato, nuk mund të pasqyroheshin me realizëm dhe vërtetësi, sic kërkonte estetica realiste, pa njohjen e tyre të drejtpërdrejt. Të jetuarit e tij në Myzeqe ishte pjesa e procesit të krijimit letrar, sepse, me njohjen e problemeve dhe të tipave të jetës, pikërisht, atje zinte fill edhe frymëzimi, edhe krijimi i tij. Jakov Xoxa e kuptonte realitetin e jetës si element të fuqishëm krijimi. Reagiteti, shkruante ai, jep lëndën; problemet, temat, idetë, konfliktet, tipat, karakteret, atmosferen etj., pa të cilat nuk mund të ketë krijim realist. Kurse fantasia e shkrimtarit, sipas tij, e merr fuqinë e vërtetë nga reagiteti, nga jeta. Por jeta bëhet pjes e vetëdijes dhe e përjetimit të shkrimtarit, bëhet objekt i krijimit të tij vetëm duke e njohur nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ja, pse Jakov Xoxa jetonte dhe punonte vazhdimisht në Myzeqe. Vdiq më shkurt 1979, në Budapest, pas një sëmundje të pashërueshme.

    Mjeshtri i rrëfimit epik

    Botimet e para latrare të Jakov Xoxës janë në vitin 1945 në gazeta. Ka botuar regime, novela, drama dhe romane.
    Veprat kryesore:
    1- Novela, 1949
    2- Novela, 1958
    3- Lumi i vdekur, roman 1965
    4- Juga e bardhë, roman 1971
    5- Lulja e kripës, (vëll.I 1980, vëll II 1981, roman pas vdekjes).
    Ndihmesat kryesore të tij janë në llojin e romanit, të cilat qëndrojnë në themelet e romanit realist shqiptar, edhe si përvojë krijimi, edhe si vlera latrare.
    Romanet e tij dallohen në letërsinë shqiptare për pikëvështrimin e gjerë ndaj jetës dhe vërtetësinë e paraqitjes së saj, për larminë e madhe të personazheve, për origjinalitetin dhe karakterizimin e theksuar realist të tyre, për linjat e shumta të veprimit dhe simetrinë kompozicionale, për begatinë gjuhësore, që ushqehet mjaft në të folurën popullore etj.
    Por disa nga veprat e tij nuk mund t’u shpëtonim dot skemave të realizmit socialist.
    Jakov Xoxa ishte shembull i shkrimtarit që e punonte dhe e ripunonte veprën deri në cakun e fundit të mundësive të tij. Ai e punonte atë me kujdesin më të madh dhe në gjithëcka: si në figurat themelore ashtu edhe në hollësitë e saj. Dhe, po ashtu, e ripunonte shume herë, derisa gente trajtën më të mirë. Lexuesi, thoshte Jakov Xoxa, nuk do të dijë fare se sa lodhet shkrimtari dhe as nuk do t’ia dijë se sa kohë e mban ai veprën e tij në dorë për ta punuar. Lexuesi cmon vetëm veprën, prandaj gjithë mundi i shkrimtarit përmblidhet te veprat e saj. Me dhuntitë e tij të rralla si prozator dhe po aq me punën e tij krijuese të jashtëzakonshme, Jakov Xoxa mbetet një nga mjeshtrit e shquar të rrëfimit të gjerë epik në prozën shqipe. Romani i tij më i rëndësishëm është Lumi i vdekur.

    Personazhet – shëmbëlltyra të tipeve shoqërorë

    Lumi i vdekur në letërsinë shqiptare shquhet sidomos për gdhendjen realiste të personazheve dhe për larminë e tyre. Në këtë roman ka një varg personazhesh të gdhendura me realizëm dhe vërtetësi. Të tillë janë: Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Sulejman Trafili, Vita, Suat bej Vërdhoma, Lip Gjanica, Adili etj. Disa prej tyre si, p.sh., Pilo Shpiragu, Koz Dynjaja, Vita janë të plotë dhe arrijnë në shkallën më të lartë të personazheve realiste në prozën shqipe. Ato dallohen për karakterizimin botëkuptimor, psikologjik dhe ndjenjësor. Secili prej tyre, sic ngjet në romanin realist, shëmbëllen një tip shoqëror, me botëkuptim, psikologjinë, ndjenjat, mëndësitë karakteristike me gjuhën e vecantë etj. Nëpërmjet atyre janë shëmbëllyer disa nga tipat kryesorë të jetës shqiptare për të cilët rrëfehet.
    Personazhi i Pilo Shpiragut është shëmbëllimi i tipit të fshatarit pa tokë, pa mbrojtje shoqërore dhe pa vetëdije shoqërore. Personazhi i tij është i plotë dhe i shumanshëm, me kundërshti të forta në vetvete, me lëkundje dhe zigzake të mëdha. Ai karakterizohet sidomosnëpërmjet dialogut dhe monologut, që gati janë të barazvlefshëm, por karakterizohet edhe nëpërmjet rrëfimit dhe përshkrimit. Dialogu dhe monologo dramatik, duke nxjerr në sipërfaqe thellësit e mbyllura të psikologjisë së tij, zbulojnë kundërshtitë, lëkundjet dhe zigzaket e tij të brendshme. Në dy rrethana të ngjashme, p.sh., Pilo Shpiragu mban dy qëndrime të kundërta. Këto dy qëndrime janë dhe skajet e lëkundjeve të tij të mëdha.

    Rrethana e parë: ai plagos Veli bej Vërdhomën, që tentoi të cënonte nderin e së shoqes së tij. Ky është shkaku që beu, pronar i tokës, e dëbon atë familjarisht nga fshati Grizë. Për të ruajtur nderin dhe dinjitetin, Piloja merr përsipër të përballoj dëbimin nga fshati, që ishte shkatërrimi ekonomik më i madh. Në rrethanën e parë, Pilota pranon të mbetet pa mjete pune dhe jetese, por të ruaj nderin dhe dinjitetin.

    Rrethana e dytë: pas shumë stërmundimesh, kur tregtarët Gjanica i heqin përsëri nga dora të gjitha mjetet e punës dhe të jetesës, familja e Pilos mbetet edhe më keq. Në mes të këtij shkatërrimi të plotë ekonomik, shpreson te ndihma e Suat bej Vërdhomës, që e shihte si të vetmen mundësi shpëtimi. I përhumbur në arsyetime pa rrugëdalje, e shpie të bijën shërbëore te Suat bej Vërdhoma, megjithëse në fshat njiheshin babëzitë e tij epshore. Në rrethanën e dytë, përball vështirësive ekonomike të pakapërcyeshme, Pilota e ka humour krenarin e dinjitetit, madje e ka humour edhe ndjeshmërinë ndaj nderit. Karakteri i tij krenar fillon te epet, morali i tij i lartë bie. Ai mbërrin, kështu, në prag të bjerrjes morale, por nuk është rrëzuar.
    Mjerimi ekonomik, si forca shkatërruese më e madhe, rrëzikon moralin, dinjitetin dhe personalitetin njerëzor.
    Personazhi i Pilos karakterizohet edhe nëpërmjet përshkrimit realist të portretit të tij të jashtëm, bie fjala, nëpërmjet përshkrimit konkret të shtatit, fytyrës, gjesteve, veshjes etj. Prandja figura e tij, e karakterizuar me realizëmtë thellë dhe me vërtetësi të madhe, është shëmbëlltyrë e gjallë e fshatarit të asaj kohe.
    Personazhi i Koz Dynjasë është shëmbëlltyrë e tipit të fshatarit pa tokë, me vetëdijë shoqërore kryengritëse dhe të indoktrinuar me idetë comuniste. Prandaj edhe ndryshimet shpqërore dhe ekonomike i pret me dhunë, me revolucion si në Rusi. Mënyra kryesore e karakterizimit të tij është e folura ironie që përdor ndaj kundërshtarëve. E folura e tij ironie shpreh jo vetëm përbuzjen, por edhe epërsinë e tij mentore dhe morale ndaj Suat bej Vërdhomës, qehallarëve etj.
    Personazhi i Vitës është një tërësi ndjenjash, prandaj gati receptohet nëpërmjet ndjenjave të saj si një heroinë sentimentale. Ajo më tepër përjeton dashurinë sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e përditshme. Prania e saj ndihet e fortë në krejt romanin, kurse bëmat dhe sjelljet shihen më pak. Zgjimi I ndjenjavedashurore shkon krahas zhvillimit femëror dhe zbukurimit të saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron atë. Përshkrimet për zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin femëror janë ndër më emocionueset dhe të rralla në prozën shqipe. Edhe marrëdhëniet e saj me të tjerët, kryesisht, janë marrëdhënie ndjenjash. Si bijë vuan dhimbjen e madhe për vdekjen e parakohëshme të së ëmës, si motër provon herëtdhembshurinë për vëllanë dhe motrën e vogël jetime; si vajzë e sinqert dhe pa paragjykime përjeton thellë dashurinë erotike për Adilin.
    Dashuria për Adilin njëjtësohet me vetë jetën e saj, me kënaqësit sublime, me bukurinë dhe lumturinë e jetës.
    Vita, gjithashtu, është simbol I pasioneve rinore të vrullshme dhe të pandalshme, është simbol I dashurisë që cel edhe në kënetën e jetës, edhe në mes të fanatizmit, symbol I gëzimit dhe I përtëritjes së jetës; simboli I femrës që ngacmon erotikisht njerëzit dhe poetizon krejt mjedisin.
    Në karakterizimin tepër dallues të personazheve një rol të madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori që përdorin, ashtu edhe mënyra e të folurit, përputhet me botëkuptimin dhe gjendjen e tyre shoqërore, me veprimtarinë jetësore, me ndjenjat, mëndësitë, karakterin, pasionet e tyre etj. Personazhi I Pilo Shpiragut, p.sh., ka fjalorin e kufizuar të fshatarit të pa shkollë dhe të pa dalë nga fshati, vetëm me fjalë të jetës fshatarake. Me natyrën e tij të mbyllur në vetvete, për shkak të pasigurisë të përhershme dhe të mosbesimit ndaj të tjerëve, Piloja flet pak, shkurt dhe në mënyrë të prerë. Si mëshirim I fshatarit të mencur e të matur, I formuar me filozofinë praktike të jetës, shpesh dialogun me shprehje të përpunuara në trajtën e fjalëve të urta. E folura e tij, në një masë, është e ngurtësuar, sepse është e trashëguar bashkë me mënyrën e jetesës, mëndësit dhe zakonet.
    Suat bej Vërdhoma, që është shëmbëlltyrë e një tipi të shtresës së lartë të bejlerëve, ka një fjalor të larmishëm. Ai flet pëer bujqësinë, shtetin, ligjet, zakonet, kurthet, mashtrimet, qejfet, seksin etj., që janë edhe interesimet e tij. Si mishërim I pronarit sundimtar, e folura e tij zakonisht është në trajtën e urdhërit, por edhe me shprehje fyese ndaj bujqëve, rojave dhe vartësve. Kurse si mishërim I tiranit djallëzor të fshatit, përdorë fjalë me nënkuptime, herë nxitëse dhe mikluese, herë ndaluese dhe fshikulluese.
    Personazhet e Sulejman Tafilit, Adilit dhe personazhet e tjera të familjes kosovare dallohen edhe më tepër prej të folurës së tyre në dialektin geg. E folura e tyre në gegërisht ringjall përkatësinë krahinore dhe, krahas saj, zbulon traditat, zakonet dhe mendësitë e tyre. Gjuha e këtyre personazheve është më e thukët, por me rrjedhë të njëtrajtshme, plot shprehje karakteristike dhe fjalë të urta. Kështu, Jakov Xoxa, në letërsinë shqiptare, mbetet nga mjeshtrit e karakterizimit të theksuar të personazheve nëpërmjet fjalës së tyre. Personazhe të tilla realiste, kaq të ngjashme me tipat e njëmendtë të jetës, sic janë te Lumi I vdekur sjellin me vërtetësi jetën e gjallë të kohës për të cilën rrëfehet.

    Dramatizimi – nderje emocionale

    Lumi I vdekur ka një dramatizëm të theksuar. Ai përftohet prej konflikteve të forta ndërmjet personazheve.
    Personazhet kryesore, zakonisht, janë disa konflikte njëherësh, prandaj secili prej tyre është hero I një drame më vete. Kështu, romani përbëhet nga një varg dramash të forta të lidhura me njëra – tjetrën. Familja Shpiragu, bie fjala, është në disa konflikte njëherësh me rrethin shoqëror dhe, po ashtu, brënda kësaj familjeje ka disa mikrokonflikte.

    Mbishtresa simbolike, shenjë e stilit modern

    Lumi I vdekur ka edhe një mbishtresë simbolike, që e rrit ndjeshëm shprehinë e tij. Lumi, rruga, qerrja, rrotat e qerres nuk janë vetëm objekte kryesore të romanit, por janë dhe simbole. Fjala e parë e titullit është lumi, që në kuptimin më të përgjithshëm, simbolizon rrjedhën e kohës, e cila shkon pa kthim, rrëmben dhe fshin gjithcka. Kurse në kuptimin më konkret simbolizon rrjedhën e jetës shqiptare të kohës që rrëfehet. Titullohet Lumi I vdekur, sipas një hidronimi të njëmendtë në Myzeqe. Rrjedha e jetës shqiptare përngjasohet kështu me Lumin e vdekur. Lumi I jetës shqiptare, sipas shëmbëlltyrës së romanit, është edhe ai I vdekur dhe I shterur, me tërë atë mjerim e varfëri, prapambetje, padituri dhe mungesë të ardhurash për të jetuar. Dhe, po ashtu, vërshimi I papritur I Lumit të vdekur, që përmbyt gjithcka, përngjan me shkatërrimin e përgjithshëm e të papritur që sillte kriza ekonomike e atyre viteve, si dhe lufta që sapo kishte filluar.
    Qerrja shtëpi me të cilën mbartet familja e Pilo Shpiragut nga Griza në Trokth, d.m.th. nga fshati I dëbimit në fshatin e shpresës, është shenja e një qëndrueshmërie, e një bashkimi të fortë familjar, që mund t’I përballojë vështirësitë e reja. Ndërsa qerrja- - shtëpi në rrugën e madhe simbolizon vazhdimësinë e jetës dhe të shpresave, por edhe vazhdimësinë e varfërisë së skajshme, të pasigurisë dhe të vuajtjeve.
    Në Pyllin Mbret, që është vendi I kuajve të egër, strehoen të dashuruarit e arratisur, Vita dhe Adili. Pylli Mbret është symbol I hapësirës së lirisë shoqërore dhe morale, I dashurisë së pastër e të pakërcënuar, është pylli I ëndrrave dhe I shpresës.
    Kapja e kuajve të egër në Pyllin Mbret është një alegori për plojën e Luftës së Dytë Botërore, që po afronte. Kapja në lak e kuajve të egër, alegorikisht është kapja e dhunshme e njeriuttë lirë në lakun e ushtrisë dhe luftës.
    Apolonia, qyteti I lashtë Ilir, me gjetjet arkeologjike ringjall lashtësinë e panjohur prej vetë shqiptarëve; ringjall lashtësinë e keqpërdorur nga padituria e tyre.
    Edhe qeleshja e Adilit në shumë rrethana ka funksion simbolik, madje është simboli më emocional. Ajo është sinjal I ngacmimeve dashurore të Vitës. Por, është edhe sinjal I shqetësimeve atërore të Pilos, sic është dhe ngacmues I fanatizmit dhe I xhelozisë së vëllait, Llazit. Dhe, herë pas here, ajo është shkëndija që ndez thashethemet, mërinë, dashamirësinë, rivalitetin, ose lakminë për Vitën. Qeleshja e bardhë, që përngjan me dëborën veriore të Kosovës, prej nga kanë zbritur tafilajt krenarë, është metonimi simbolizues e disa tipareve kryesore të vetë personazhit që e mban. Shfaqja e qeleshesriaktivizon emocionet që shkaktohen prej cilësive dalluese të Adilit, sikurse janë: burrëria, dinjiteti I pacënueshëm, besa, krenaria e tepruar, vetëpërmbajtja, sinqeriteti e naiviteti, tradicionalizmi e fanatizmi. Në sytë e Vitës, qeleshja herë – herë, shfaqet si një ëndërr e bukur e dashurisë, por e largët dhe e paarritshme. Prandaj, qeleshja e bardhë shkakton vazhdimisht ngacmime emocionale të ndryshme.
    Mbishtresa simbolike është një nga shenjat e stilit modern bashkëkohor, që ndërfutet në stilin realist të Jakov Xoxës. Në këtë tërësi simbolike veprojnë edhe parashenjat, që janë një vecori tjetër e stilit të tij.

      Current date/time is Thu Nov 14, 2024 9:25 pm