Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se perspektiva për rritjen globale të ekonomisë është përkeqësuar gjatë muajit të kaluar. Në një raport të publikuar nga FMN-ja thuhet se rritja ekonomike në botë do të zvogëlohet nga 5 përqind që ishte në vitin 2007 në vetëm mbi 2 përqind në vitin 2009.
Në raport thuhet se shumë ekonomi të përparuara do të kenë rënie vitin e ardhshëm, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën të goditura nga kushtet e shtrëngimit të kreditimit dhe rënia e besimit të konsumatorëve. Rritja e Kinës parashikohet të zvogëlohet nën 10 përqind këtë vit, dhe të jetë 8 presje 5 përqind vitin e ardhshëm.
Raporti thotë gjithashtu se veprimet globale për të mbështetur ekonominë mund të përmirësojnë rritjen. FMN-ja thotë se do të duhet kohë që përpjekjet për mbështetjen e ekonomisë të funksionojnë, por parashikon se mëkëmbja do të fillojë në fund të vitit 2009./WOA/