Ekspertët e sigurisë tërheqin vëmendjen se është gjetur një lëshim në Adobe Reader, aplikacionin për shfletimin e dosjeve në formatin .pdf, i cili mund të sjellë deri tek fakti që ndonjë dashakeq të ketë sukses të merr përsipër kompjuterin e dikujt.
Kompania Core Security Technologies ka lëshuar një vërejtje për lëshimin e gjetur i cili godet Adobe Readerin, dhe atë në versionet 8 dhe më të vjetër. Shfrytëzuesit e versionit 9 të Adobe Readerin nuk kanë problem me këtë lëshim.
Core Security Technologies e ka lajmëruar me kohë kompaninë Adobe në lidhje me problemin e zbuluar, e cila, megjithatë, e ka lëshuar një shtojnë, si dhe u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve që ta përditësojnë këtë aplikacion.
Lëshimi ka të bëjë me zbatimin e JavaScript-it brenda dokumenteve të caktuara PDF, i cili mund të sjellë deri tek marrja përsipër e një kompjuteri nga largësia. Shfrytëzuesit të cilët për ndonjë arsye bizare nuk dëshirojnë të përditësojnë kopjen e tyre të Adobe Redaerit, u bëhet apel që brenda aplikacionit të çaktivizojnë zbatimin e JavaScriptit, i cili gjithashtu do t’i mbroj nga sulmet e mundshme të hakerëve.