Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

    ARJONI, dy ish-të dashurat dhe plani për jetën

    Meni-Tori
    Meni-Tori
    Fillestar-e
    Fillestar-e


    Gjinija : Male
    Postimet : 9
    Age : 32
    Reputation : 0
    Pikët : 17
    Registration date : 2009-06-29

    ARJONI, dy ish-të dashurat dhe plani për jetën Empty ARJONI, dy ish-të dashurat dhe plani për jetën

    Post by Meni-Tori Tue Jun 30, 2009 11:13 am

    ARJONI, dy ish-të dashurat dhe plani për jetën F.0616114823715_m

    Ka përfunduar qëndrimin në Itali dhe është rikthyer përfundimisht në Tiranë. Në një intervistë për "Panorama Plus", ish-banori i "Big Brother Albania 2", Arjon Muça, tregon për ish-të dashurat dhe projektet për t’i hyrë botës së televizionit dhe studimet që do nisë për ekonomi. Tregon të gjitha planet që ka bërë për jetën e tij pas daljes nga shtëpia e famshme.

    Arjon u fute në “Big Brother 2” me eksperiencën e një jete ndryshe që kishe bërë në Itali. E ke ndarë mendjen se ku do jetosh tani e tutje?

    Italia më dha shumë gjëra të vogla në jetën time, një jetë normale. Ndaj para pak ditësh jam kthyer përfundimisht pasi shkëputa gjithçka në lidhje më punën dhe jetën time atje. Në fakt dëshira ime për të hyrë në “Big Brother 2”, kishte të bënte me vendimin që do merrja më pas për të zgjedhur Shqipërinë. U ktheva në tetorin e kaluar këtu për punë, dhe që nga ajo kohë dhe deri tani punët që kisha lënë atje i zgjidhja me telefon, dhe me e-mail. Më ka ndihmuar shumë ish-e dashura italiane, me të cilën bëra dhe bisedën e fundit nga afër për lidhjen tonë. Ia thashë në sy që tashmë kishte marrë fund ajo lidhje.

    U takove me ish të dashurën italiane, si reagoi ajo?

    Dashuria është diçka që ta kuptosh, duhet ta provosh dhe ta jetosh. Ajo është estetiste me profesion dhe në momentin që unë e pashë që qëllimet e saj për të realizuar jetën ishin të ndryshme nga të miat, vendosa të shohim më mirë secili punën e tij. Reagoi qetë sepse ishte një ndarje me mirëkuptim. E kishim ndjerë të dy që lidhja nuk po funksiononte më. Por më tha diçka shumë të bukur e që nuk do ta harroj: “Pavarësisht çfarë ndodhi, ashtu siç unë nuk të ndaloj dot të mos më dashurosh, ashtu dhe ti nuk më ndalon dot të të dashuroj”. Gjithsesi tani kemi mbetur miq të mirë, flasim shpesh në telefon dhe informohemi se si na shkojnë punët.

    Kthehemi në Tiranë dhe tek Anjeza, banorja tjetër e “BB2”. Po këtë lidhje si do e komentoje?

    Me Anjezën ishte një pëlqim i dyanshëm, që u konsolidua brenda shtëpisë edhe për faktin se aty të gjithë banorët e shihnin njëri-tjetrin si armiq. Kur ke një person afër siç ishte Anjeza për mua, apo unë për Anjezën, të bëhet edhe më i afërt sidomos në realitetin që provon brenda asaj shtëpie. Nuk mund të flitet për dashuri në këtë rast. “Dashuri” është fjalë shumë e madhe.

    Tashmë ja ku je Arjon, pa dy ish të dashurat dhe larg Italisë. Cila është plani yt për jetën?

    Ambicia ime është t’i hyj botës së televizionit, dhe për këtë kam filluar përgatitjet që tani. Kam nisur kurse aktrimi e vallëzimi për të qenë sa më i kompletuar si një ‘shoumen’, atë që synoj të arrij nëpërmjet ekranit. Më pëlqen bota e shoubiz-it dhe kam shumë dëshirë të vlej në këtë fushë.

    Bëhet fjalë për projekt konkret?

    Ende nuk bëhet fjalë për një projekt konkret, por ideja është për prezantimin e një emisioni për të rinj në “Top Channel”. Gjithçka do të vendoset në sezonin e ri televiziv që rinis në vjeshtë.

    Edhe studimet do i ndjekësh për arte?

    Ideja ishte të vazhdoja studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, por pas konsultimeve me familjen dhe miqtë e mi vendosëm që më mirë ishte të vazhdoja një degë ekonomiku, pasi vlen më shumë në këtë kohë. Ndaj këtë vit do filloj studimet në një universitet privat.

    Tashmë nuk je si më parë, si po e përdor këtë famë që ke marrë nga BB2?

    Nuk më pëlqen ta keqpërdor këtë “pseudofamë”. Nuk e quaj veten VIP me famën që kam marrë nga ky “reality show” pasi tani thjesht njihem nga shumë persona. Por do përpiqem të jem i aftë të bëhem VIP më vonë.

    Çfarë ke parasysh kur thua “Do bëhem VIP”?

    Për t’i përgjigjur kësaj pyetjeje po kujtoj këshillën që më dha një mik para disa ditësh. Ai më tha: “Mos u bëj kurrë aksesor në jetë, përpiqu të marrësh diçka nga të gjithë personat që njeh”.

    Aktualisht me çfarë po merresh tjetër?

    Jam duke punuar për përgatitjet e javës së modës, bashkë
    me mamin Jona Muça (stiliste), ku dizajner jam unë dhe morta ime Frensis. Shpresojmë të realizojmë diçka të veçantë. Po punojmë për të prezantuar në vjeshtë “mashkullin elegant, që do të na përfaqësojë dhe që nuk do të jetë mashkulli i standardizuar. Jam nisur nga fakti që veshjet që kam veshur vetë janë pëlqyer nga miqtë dhe kolegët. Në këtë sfilatë do të dalim me logon A.M/J.M dhe kam shumë dëshirë të thyej tabunë e këpucës së zezë.

    Ti vetë do të sfilosh në këtë javë mode?

    Po nisur nga fakti që kam një eksperiencë sfilimi dhe me të huaj, patjetër që do sfidoj edhe këtu.

    Arjon ti je një djalë me këmbë në tokë, apo që shpesh rrëmbehesh nga pasioni?

    Po jam një tip me këmbë në tokë, di çfarë dua dhe çfarë mund të arrij. Synimi im parësor është të ndihem i realizuar në jetën time. Ajo që kërkoj është që një ditë njerëzit kur të më takojnë të më thonë “Bravo!”.

    Gjendja jote sentimentale cila është tani, ndonjë dashuri e re në horizont?

    Jo nuk kam, por kur ta kem do t’ua them.

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 12:50 pm