DITA E GJYKIMIT
E ç'do të mësoi ty se ç'është Dita e Gjykimit? Përsëri! Ç'do të mësoi ty se ç'është Dita e Gjykimit?Është Dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë. Atë Ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut.
(Sure Infitar: 17-19)
DITA E GJYKIMIT PO AFROHET
Dhe nuk ka dyshim se Ora po afron dhe se Allahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).(Sure Haxh: 7)
Vdekja po afrohet çdo ditë. Pa marrë parasysh se a jeni të ri apo të vjetër, vdekja është pak më pranë jush çdo ditë, madje çdo minut. Nuk mund t’i bëni ballë kohës apo të ndaloni afrimin e vdekjes. Asgjë që bëni ju s’mund të ndryshojë faktin se ju dhe ata afër jush janë vetëm qenie “të përkohshme”. Si çdo qenie tjetër e gjallë, ju i afroheni Ditës në të cilën jeta juaj do të përfundojë.
Njerëzimi nuk është ana e vetme e krijimit që i nënshtrohet vdekjes. Të gjitha krijesat tjera, vet Toka dhe e tërë gjithësia, kanë një ditë të vdekjes të përcaktuar për to. Dita e Gjykimit është një ditë e llahtarit dhe frikës së paimagjinueshme. Por në të njëjtën kohë, është dita më e mahnitshme. Gjithçka në Tokë do të rrafshohet, yjet do të shuhen dhe do të bien me shpejtësi njëra pas tjetrës dhe Dielli do të mbështjellet në errësirë. Të gjitha qeniet njerëzore që kanë jetuar ndonjëherë do të tubohen dhe do të bëhen dëshmitarë të kësaj Dite. Kjo Ditë e Fundit do të jetë e frikshme për mosbesimtarët dhe Zoti i saj do të jetë Allahu, i Cili zotëron gjithçka ekziston.
Dita e Gjykimit, përkundër besimit të shumicës së njerëzve, po afrohet, ajo nuk është në një të ardhme të largët. Kur të vjen ajo, Toka dhe gjithçka në të do të asgjësohet. Ambiciet, dëshirat, zemërimi, shpresat, epshet, armiqësitë dhe kënaqësitë do të marrin fund. Planet e bëra për të ardhmën do të bëhen të pakuptim, sepse ata që kishin harruar se do të kthehen tek Allahu, duke parapëlqyer këtë botë mbi jetën e përjetshme dhe pasurinë, bukurinë dhe kënaqësitë çorientuese të saj, do të takojnë fundin e tyre. Në këtë Ditë, çdo njeri do të përjetojë qartë ekzistencën e Allahut dhe do të përballet me vdekjen të cilën janë përpjekur aq shumë ta harrojnë. Përpjekja e tyre për të harruar Allahun dhe Ahiretin ka marrë fund dhe një fillim i ri, një fillim që do të jetë i përjetshëm dhe që nuk do t’ju sjellë lumturi mosbesimtarëve, i pret ata. Që nga momenti i parë i kësaj jete të përjetshme, ndëshkimi është aq i frikshëm sa që ata që e përjetojnë atë do të luten për “vdekje” dhe “asgjësim”. Fillimi i kësaj jete është Dita e Gjykimit dhe “Ora po afron pa asnjë dyshim.”