Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.!!

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.!! Empty Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.!!

    Post by MBerisha Fri Jun 19, 2009 3:39 pm

    Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.

    ------------------------------------

    Dukja dhe jetesa e Profetit

    Ne,nuk kemi ndonje fotografi te Profetit.Kjo ndoshta ka ngjare pse nuk kishte artiste ne ate kohe ose pse Muhammedi vete nuk donte te linte figuren e tij,pikerisht kur populli nuk kishte shume kohe qe ishte larguar nga lutja e idhujve dhe figurave.Ai kishte frike se mos,pas vdekjes se tij,t’️i faleshin dhe t’️I luteshin fotografise se tij.Cilido qe te jete shkaku,fakti eshte se ne nuk kemi ndonje picture te Profetit.Megjithate ne librat qe shenojne fjalet dhe jeten e tij gjejme pershkrimin me te hollesishem te pamjes se Muhammedit.Profeti nuk ka qene as shume i gjate as teper I shkurter,shtati i tij ishte mesatar.Trupi i tij ishte i mbushur,por jo i trashe.Ngjyren e lekures e kishte te bardhe po ndonje perzierje qofte e kuqe e grurit ose e verdhe.Floket I kishte te zeza dhe te perdredhura.Nuk vareshin drejt dhe nuk ishin shume te dendura.Kur I krihte gershetat dukeshin te derdhura si valet.Floket I mbante te gjata e disa here I arrinin deri mbi supet,por zakonisht I mbante aq sa te arrinin pulpat e vesheve.Floket I mbante ne dysh duke I bere gersheta qe I hidhte net e dy anet e vesheve,ngandonjehere I krihte larte ne menyre qe I dukej qafa dhe veshet.Floket nuk I thinjeshin.Shoket e tij na tregojne se dhe ne pleqeri,para se te vdiste,shume pak thinja I dukeshin.Fytyra e Muhammedit ishte shume e bukur.Disa nga shoket e tij e pershkruajne duke e krahasuar me bukurine e henes se plote.Meqe fytyra e tij ishte e bardhe,shenjat e gezimit dhe te deshperimit dalloheshin lehte ne te.Balli I Profetit ishte I gjere me vetulla te holla dhe te plota.Syte I kishte te medhenje dhe terheqes.Qepallat I kishte te gjata dhe te dendura saqe dukeshin si te ngjitura me njera-tjetren.Hunda shkonte poshte gradualisht.Gojen nuk e kishte te madhe,buzet i kishte te holla dhe te kuqe,dhembet i kishte te bardhe e i ndritshin si inxhi kur Profeti qeshte.Dhe ai ishte gjithnje i buzeqeshur.Dhembet i lante para qdo faljeje.Mollezat e faqeve te Muhammedit a.s. ishin te nbushura,por jo te leshuara.Fytyra e tij nuk ishte e gjate dhe as e rrumbullaket,por vezake.Mjekrren e lindte te rritej.Nuk e priste shkurt,por gjithmone e krihte,ndersa mustaqet i priste dhe i ndreqte shpesh.Qafen e kishte mesatare.
    Gjoksi i Profetit ishte i gjere dhe i sheshte.Te dy sqepat e kraheve i kishte te larte,te gjere dhe te mbushur me mish.Shpinen e kishte te drejte dhe te gjere.Ne mes,prane shpatulles se djathte,kishte nje te prere ne forme te vule te madhe se ne je veze pellumbi.Rreth saj kishte qime te dendura,kete e quajne si shenje e profetesise.Gishterinjte e duarve i kishte te gjate dhe te mbushur me mish,thonjte i priste shpesh.Shuplakat e duarve i kishte te mbushura dhe te buta si mendafshi.Patomat e kembeve i kishte te sheshta.
    Profeti ecte me fuqi,si nje njeri qe zbret nga nje kodrine ne fushe.Çapat i kishte te shpeshta,saqe kur ishte me ndonje shok,ketij i duhej te vraponte per te qene krahas me te.
    Te gjithe historianet qe na tregojne jeten e Profetit na tregojne se Muhammedi a.s. bente nje jete shume te thjeshte.Muret e shtepise ishin prej balte.Çatia ishte e mbuluar me gjethet e hurmave.Profeti flinte mbi nje lekure ose shtrat te mbushur me kashte hurmash.Ushqimi i rregullt ishte hurma dhe qumeshti,dhe keto ushqime nuk i kishte kurdohere.Rralle ne jeten e tij ka ngrene tri here ne dite.Aisheja,bashkeshortja e tij,na thote kalonin muaj te tera pa perdorur zjarr ne shtepi.Do me thene se gatuhej shume rralle gjelle ne shtepine e Profetit.
    Muhammedit i pelqente mjalti dhe mishi,por keta i hante ne raste festash.Dhe kur kishte mish ne shtepi u dergonte edhe fqinjeve.
    Zonja Aishe na tregon se nje here Profeti dergoi nje qengj ne shtepi,dhe kur pyeti q'kishin bere me te.Ajo u pergjigj:"Te gjithe e kemi ndare neper fqinje e nuk na ka mbetur vetem nje kofshe".Profeti atehere tha:"Jo,thuaj i gjithe ka mbetur vqe nje kofshe".Profeti i deftoi asaj se pjesa qe i ishte dhuruar fqinjeve,ajo ishte qe kishte mbetur,sepse e mira nuk harrohet dhe shperblehet nga Perendia.
    Veshja e Profetit ishte shume e thjeshte.Perbehej nga nje kemishe dhe nje cope pelhure qe e mbeshtillte rreth belit dhe i shkonte deri ne gjunje,ose prej nje kemishe dhe nje pale pantallona.Gjithnje rrobat e tij ishin te pastra,
    Muhammedit i pelqenin shume aromat e mira prandaj i perdorte,sidomos kur dilte ne xhami.Profeti nuk deshironte te vizitohej nga ndonje qe binte erë,nga ndonje qe kishte ngrene hudher ose qepe,sepse nuk e duronte eren e tyre.Ai i porosiste muslimanët mos te hanin qepe ose hudhra perpara se te shkonin ne xhami.
    Profeti e kishte zakon te ndihmonte ne punet shtepiake,shpeshhere ndizte zjarrin vete,fshinte shtepine,milte dhite,arnonte rrobat dhe qepte kepucet kur i griseshin.Kurre nuk kursehej t'i ndihmonte grate ne qdo pune shtepiake qe i vinte per dore.
    Muhammedi gjithnje hante dhe pinte me dore te djathte dhe,kur pinte,nuk pinte menjehere,por ndalej tri here per te marre fryme.Nje shkak per kete gje mund te jete se kur njeriu eshte i etur,po te pije menjehere,mund te pije shume dhe kjo mund t'ia demtoje shendetin.
    Profetit i pelqenin levizjet trupore,sidomos vrapi.Madje bente gara me te shoqen Ajshen.Heren e pare e mundi dhe te dyten here fitoi ajo.Muhammedi,ishte njeri ne kuptimin e plote te fjales,dhe ne te tera shfaqjet e jetes tregoi se me te vertete ishte nejriu i persosur,e i derguar per te udhehequr njerezimin ne udhen e mbare dhe te mire
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 31
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.!! Empty Re: Dukja dhe jetesa e Profetit a.s.!!

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:20 am

    ALLAHU te shperbleft me xhente

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 6:26 pm