Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Punët që të fusin në Xhennet

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Punët që të fusin në Xhennet Empty Punët që të fusin në Xhennet

    Post by MBerisha Fri Jun 19, 2009 3:38 pm

    Punët që të fusin në Xhennet


    1 ) Ruajtja e jetimëve
    قال النبي صلى الله عليه و سلم: ' أنا و كافل اليتيم في الجنة هكذا, و أشار بالسبابة والوسطى , و فرج بينهما' رواه البخاري

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Unë dhe kujdestari i jetimëve do të jemi nëXxhennet kështu", dhe bëri shenjë me gishtin e tij tregues dhe atë të mesëm dhe i ndau në mes tyre."

    (Transmeton Buhariu)


    2 ) Leximi i Ajetit Kursij pas përfundimit të çdo namazi farz

    قال صلى الله عليه و سلم :' من قرأ آية الكرسي دبر كل صلاة مكتوبة, لم يمنعه من دخول الجنة إلا أن يموت ' رواه النسائي

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush e lexon Ajetul Kursinë pas çdo namazi farz, nuk e pengon asgjë për të hyrë në Xhennet, përveç vdekjes ! (Transmeton Nesaiu)


    3 ) Përmendja e All-llahut pas abdestit

    قال صلى الله عليه و سلم:' ما منكم من أحد يتوضأ فيبلغ الوضوء ثم يقول: أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له, و أشهد أن محمدا عبده و رسوله, إلا فتحت له أبواب الجنة الثمانية يدخل من أيها شاء' رواه مسلم

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush prej jush merr abdest dhe e plotëson atë, pastaj thotë: "Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një, i vetëm dhe i pa shoq dhe dëshmoj se Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, është rob dhe i Dërguar i Tij, i hapen atij tetë dyert e Xhennetit, që të hyjë prej cilës do."
    (Transmeton Muslimi)


    4 ) Falja e namazit të sabahut dhe të ikindisë

    قال صلى الله عليه و سلم:' من صلى البردين دخل الجنة' رواه البخاري ومسلم

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush e fal sabahun dhe ikindinë, hyn në Xhennet."
    (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


    5 ) Falja e pesë namazeve në kohën e tyre

    قال صلى الله عليه و سلم:' من صلى الصلوات لوقتها, كان له عند الله عهد أن يدخله الجنة' رواه أحمد, و أبو داود, و النسائي

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush i fal namazet në kohën e tyre, do të ketë tek All-llahu premtim (garanci) që ta fusë në Xhennet."
    (Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu)


    6 ) Përhapja e selamit

    قال صلى الله عليه و سلم:' لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا, و لا تؤمنوا حتى تحابوا, ألا أدلكم على أمر إذا فعلتموه تحاببتم؟ أفشوا السلام بينكم' رواه مسلم

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes jush. A nuk dëshironi t'ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes jush? Përhapni selamin (përshëndetjen) mes jush."
    (Transmeton Muslimi)


    7 ) Falja me përkushtim e dy rekateve pas abdestit

    قال صلى الله عليه و سلم:' ما من مسلم يتوضأ فيحسن الوضوء ثم يقوم فيصلي ركعتين يقبل عليهما بقلبه و وجهه, إلا وجبت له الجنة' رواه مسلم

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Çdo musliman i cili merr abdest dhe e plotëson atë, e pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate me përkushtimin e zemrës dhe të fytyrës së tij, i bëhet obligim Xhenneti."
    (Transmeton Muslimi)


    8) Kërkimi i diturisë

    قال صلى الله عليه و سلم:' من سلك طريقا يلتمس فيه علما, سهل الله له به طريقا إلى الجنة ' رواه مسلم

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t'ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet."
    (Transmeton Muslimi)


    9 ) Bamirësia ndaj prindërve

    قال صلى الله عليه و سلم:' رغم أنفه, ثم رغم أنفه, ثم رغم أنفه, قيل: من يا رسول الله ؟ قال: من أدرك والديه عند الكبر أحدهما أو كليهما, ثم لم يدخل الجنة' رواه البخاري

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është!" I kanë thënë: "Kush, o i Dërguar i All-llahut?" Ka thënë: "Ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindve të tij dhe nuk hyn në Xhennet."
    (Transmeton Muslimi)


    10 ) Ruajtja e gjuhës dhe e organit

    قال صلى الله عليه و سلم:' من يضمن لي ما بين لحييه ما بين فرجيه, أضمن له الجنة' رواه البخاري

    Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush më garanton (se do të ruajë) gjuhën dhe organin e tij, unë i garantoj atij Xhennetin."
    (Transmeton Buhariu)


    11 ) Përsëritja e ezanit pas muezinit

    قال رسول الله صلى الله عليه وسلم:' إذا قال المؤذن: الله أكبر الله أكبر فقال أحدكم: الله أكبر الله أكبر...(ثم ذكر الأذان)...ثم قال: حي على الصلاة, فقال أحدكم: لا حول و لا قوة إلا بالله. ثم قال حي على الفلاح. فقال أحدكم: لا حول و لا قوة إلا بالله...ثم قال: لا إله إلا الله. قال: لا إله إلا الله خالصا من قلبه, دخل الجنة' رواه مسلم

    I Dërguari i All-llahut ka thënë: "Nëse muezini thotë: "All-llahu Ekber, Al-lllahu Ekber", e dikush nga ju thotë: "All-llahu Ekber, All-llahu Ekber"…(pastaj ka përmendur ezanin)…, pastaj (muezini) thotë: "Hajje ales-salah", e dikush nga ju thotë: "La haule ee la kuvvete il-la bil-lah", pastaj (muezini) thotë: "Hajje alel fel-lah", e dikush nga ju thotë: "La haule ue la kuvvete il-la bil-lah"…e pastaj (muezini) thotë: "La ilahe il-lAllah", e përcjellësi thotë: "La ilahe il-lAllah" me zemër te sinqertë, do të hyjë në Xhennet."
    (Transmeton Muslimi )
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 31
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Punët që të fusin në Xhennet Empty Re: Punët që të fusin në Xhennet

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:21 am

    ALLAHU te shperbleft me xhente

      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 2:51 pm