Prodhuesi japonez i elektronikës shpenzuese Sony e ka plotësuar serinë e vet B të audio playerëve bartës me një model të ri. Emërtimi i plotë i pajisjes së re është Walkman NWZ-B142F (JE) Zappin.
Sikur edhe tek anëtarët tjerë të serisë Walkman të këtij prodhuesi, ashtu edhe Zappin përmban tastin përkatës “zap”, i cili përdoruesve u mundëson dëgjimin e muzikës së ruajtur në të me kohëzgjatje prej pesë sekondash për këngë.
Zappin me kompjuterin lidhet me anë të lidhjes klasike USB, derisa bartja e dosjeve të formatit mp3 apo wma bëhet pa pasur nevojë për softuerë shtesë. Hapësira e të dhënave është ndaluar në 2 GB, derisa pajisja posedon edhe pranues të radiovalëve FM. Bateria e integruar do të duhej të mundësonte 18 orë të pandërprera të riprodhimit të muzikës.
Sony Zappin do të paraqitet më 10 korrik në tregun japonez, dhe atë në variante të shtëpizave me ngjyrë të kuqe, zezë, rozë apo portokalli dhe çmim prej 49 dollarësh amerikanë.
Burimi: Telegrafi