Për përdoruesit e versionit eksperimental të Firefox 3.5 këto ditë ka dalë edhe Firefox 3.5 RC1 (release candidate), derisa versioni përfundimtar i këtij shfletuesi pritet të vjen shpejt.
Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një softuer i cili nuk është përfunduar në tërësi, shfrytëzuesit e versionit release candidate mund të presin probleme në kompatibilitet me faqe të caktuara dhe shtojca (add-ons).
Me të gjitha karakteristikat tjera, ky version është pothuajse i njëjtë me versionin përfundimtar Firefox 3.5 i cili do të duhej të del gjatë këtij muaji.
Në Mozilla pohojnë se versioni përfundimtar i Firefox 3.5 do të jetë dyfish më i shpejtë sesa versioni aktual e madje dhjetë herë më i shpejtë sesa Firefox 2.0.