Tanimë jemi mësuar në atë që Microsoft prej nesh të kërkojë para për çdo imtësinë, prandaj për ne është risi që me daljen e IE8 na ka befasuar. Për çdo shkarkim të shfletuesit të internetit Internet Explorer 8, Microsoft dhuron nga tetë shujta për amerikanët e uritur.
Fushata e re e kompanisë gjigante Microsoft me emrin "Browser for the Better" do të zgjas deri më 9 gusht. Për secilin shkarkim të shfletuesit nga faqja zyrtare e fushatës, Microsoft do të dhurojë para për tetë shujta shoqatës Feeding America, deri në shumën prej një milion dollarësh.
Fushata ka filluar me projektin artistik me të cilin nga konservat e ushqimit janë ndërtuar ndërtesat Empire State Building e Golden Gate.
Browser for the Better