Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

4 posters

    Shenjat e Kijametit

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Shenjat e Kijametit Empty Shenjat e Kijametit

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 12:37 am

    Shume nga shenjat e vogla kane dale si:

    1- Shtohet injoranca, pakesohet dituria

    2- Injorantet behen drejtues

    3- Perdoren shume pijet alkoolike

    4- Detyrat fetare u jepen atyre qe nuk i merritojne.

    5- Dijetaret bejne gjynahe. Ata qe bejne ibadet jane injorante.

    6- U jepen ryshfete njerezve per t'u ruajtur nga te keqijat e tyre.

    7- Meshkujt degjojne fjalen e gruas dhe i mundojne nenen e babain

    8- Perhapet shume muzika

    9- Pakesohen shume njerezit e besueshem, Thuhet: "Ne filan vend ndodhet nje njeri i besueshem".

    10- Behen ndertesa te medha dhe te larta

    11- Ata qe vijne me pas i thone te paditur atyre qe kane jetuar me perpara.

    12- Te drejten e fjales e kane njerezit e keqinj

    13- Megjithese thuhet "Filani eshte nje person shume i mire" tek ai person nuk ka fare besim

    14- Pakesohet dashuria ndaj njerezve

    15- Meshkujt veshin mendafsh

    16- Shtohet zinaja dhe homoseksualizmi

    17- Shtohen shume vrasjet

    18- Te besh detyrat e fese eshte turp, dhe braktisen ato

    19- Shtohen shume bidaatet (risitë në fe) dhe harohen synnetet

    20- Ne cdo kend shtohen punet e keqia

    21- Gjynahet cilesohen si te mira, ibadetet si pune te keqia

    22- Dalin njerezit e Dexhallit dhe i nxjerrin njerezit nga rruga e drejte

    23- Te rinjte bejne shume gjynahe, vajzat shthuren shume

    24- Grate e lidhin koken me lloj-lloj gjerash dhe veshin rroba te ngushta

    25- Asnje nuk do prane ato njerez qe flasin te verteten

    26- Islamit i ngel vetem emri, Kur'ani Kerimit i ngel vetem figura.

    27- Njerezit braktisin dijetaret dhe i binden injoranteve


    Shenjat e medha jane:

    1- Vjen Mehdiu dhe e drejton boten me drejtesi

    2- Vjen Dexhalli dhe thote se eshte Zoti

    3- Zbret Isai alejhis-selam nga qielli dhe vret Dexhallin

    4- Dalin Jexhuxh dhe Maxhuxh dhe e mbysin boten me trazira

    5- Duke filluar nga Mekke- i Mukerreme fillon Dubbetu'l-ard

    6 - Dielli lind nga perendimi

    7- Nga Adeni del nje zjarr shume i madh
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 12:38 am

    KOHËT E UMMETIT

    Në tokë shkrepëtinë një dritë
    Dikë e ka tronditë
    Si rrufe e ka goditë
    Ia gjymtoi mundësitë
    E shpresën ia ka mbytë
    Ia verboi dy sytë
    Madhështia e atij nuri
    Në çdo qoshe vend zuri
    Ai i ndrituri një herë
    E pranoi një nderë
    Nga shtatë qiejtë vjen lajmëtari
    Botës iu dha margaritari
    Fjalë qiellore ka arritë
    Mua e ty na u dhanë dylbitë
    S’ish Ummet hiç dikur
    Po u shërua bota e sëmurë
    Nga një i ndershëm rrjedh si krua
    Ujë i pastër dhe u shërua
    N’humnerë t’padijes qe njerëzimi
    Sot: “Një Zot lindja e perëndimi”
    U shtyp njëherë i vogli Ummet
    Po n’zemra të të prishurve ndodh tërmet
    E shpejt merr fund dhe ky rrëmet
    E komb’e ngjyra mbledh një shtet.
    Heu ç’shkëlqeu Hilafeti!
    U bashkua gjithë Ummeti
    Prijës’i parë ish Profeti
    Rrugë e tij e gjallë mbeti.
    O sa larg n’ato anë
    Po dëgjohen ca ezanë
    Kush na janë këta të ngritur?!
    Qytetërimi u ka trokitur

    Qenë armiq, vëllezër i bëri
    Prej një fjale- prej një zëri
    Dritë hyjnore se ç’arrinë
    Sa shumë zemra po përfshinë
    Ç’janë përhapë dituritë
    Gnosë njerëzore lart ka arritë
    Se Ai i larti ndau mëshirë
    Injorancë veç lamtumirë
    Se ç’na lind një qytetërim
    Shpirt’i tij- dritë, shkëlqim...

    Ligj’ i Zotit gur përherë
    Devijimi çon një erë

    Lajmëron një stuhi
    Që ka marrë hov përmbi.


    Pyes halifë e pyes sulltanë
    Po çfarë e zezë po u ngjanë?!
    A luftoni për pushtet?!
    Harruat Zot edhe Profet!
    Heu ç’u tretëm e u ndamë!
    U dobësuam, u përçamë!
    U përbuzëm e u shamë!
    Besimtarë, ah se ç’pamë!

    Kohë e jona e dyshimeve
    E përplasjes s’qytetërimeve
    E të zezave dhe të ligave
    Të harruar mes intrigave
    Dhe një aromë është shpërndarë
    Se është thënë kohë më parë
    Do të vjen koha jonë
    Toka Ligjin do ta mbronë
    N’faqe t’dheut shpirt’ i lavdisë
    Do t’ngrenë flamurin e Dëshmisë
    Dhe ai premtimi do t’arrinë
    Zot! Na e kthe nderin, fuqinë!
    Dielli ynë le të ndrinë
    Të pushtojmë ardhmërinë
    Dhe të rrojë krenar ky Dinë!
    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by MBerisha Wed Jun 17, 2009 12:39 am

    KUR ZBRESIN MELEIKET..


    Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli
    me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit
    ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi
    keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit

    Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet
    me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi
    o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil
    per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij

    Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli
    meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi
    ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate
    mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?!

    Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin
    ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit
    si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon
    nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit

    dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen
    dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata
    te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne
    Allahut te Larte i lutemi te na beje nga ata

    melaiket e marrin dhe ngjiten me te ne qiell
    “Ç’ështe ky shpirt i mire e i kendeshem”, çdo grup melaikesh thote
    eshte filani biri i falanit do te thuhet
    me emrat me te mire me te cilin u thirr ne kete bote

    e kur me te melaiket arrijne ne qiellin e dunja-se
    kerkojne qe dera te hapet dhe per ta ajo hapet
    vazhdojne ta shoqerojne ate te afruarit e Allahut te çdo qielli
    dhe me te ata ngjiten deri tek qielli i shtate

    e kur melaiket te arrijne me te ne qiellin e shtate
    ai merr vleresimin per besimin, theniet dhe per cdo pune
    Allahu i Larte melaikeve ka per tu thene
    “Shkruajeni perfundimin e robit Tim ne ilijune!”

    “E c’te ben ty te dish se ç’eshte ilijune
    perfundimi per ne ilijune eshte i shkruar
    kete e deshmojne melaiket
    ata qe prane Allahut jane me te afruar!”

    E keshtu ne ilijun perfundimi tij shkruhet
    shperblim per ate qe ne dunja ruhet
    per ate qe obligimet e fese i ploteson
    dhe nga harami gjithmone larg qendron

    e pasi perfundimi tij ne ilijun eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr

    me pas shpirti tij kthehet prape ne toke
    ne trupin e tij ne varrin e ftohte
    i vetem ne varr tek ai degjohen
    kepucet e miqve te tij tek largohen

    atehere dy meleke atij i afrohen
    e ata jane qe shume ashper qortojne
    e ulin ate dhe prane i rrine
    me ashpersi tre pyetje atij i drejtojne

    Kush eshte Zoti yt? Feja jote cila eshte?
    Kush eshte i derguari yt?-i thuhet
    wallahi pergjigjet vetem besimtari do i kujtoje
    kjo eshte sprova e fundet qe ai do te kaloje

    pergjigjet e tij jane te shkelqyera
    fjale madhore dhe shume te vyera
    ne varr besimtari do te perforcohet
    me pergjigjet e tij s’do te trishtohet

    Zoti im eshte Allahu! Feja ime Islami!
    I derguari tek une eshte Muhamedi!
    Kjo do jete pergjigja e besimtarit
    pergjigje e plote dhe pa pike sikleti

    I thuhet:- Per keto, çfare prove ke?
    Basimtari do te jape pergjigje te re:
    Lexova Kur’anin dhe atij i besova
    Librin e Allahut, sipas tij veprova

    atehere nje pergjigje kumbon nga qielli
    si bekim dhe sukses per robin fitimtar
    deshmia me e mire dhe me e pranuar
    nga vete Allahu per robin e Tij besimtar

    “Robi im ka thene te verteten - do thuhet
    shtrojini atij nje shtroje te xhenetit
    Me rroba prej tij ate ju ta vishni
    Dhe hapini atij nje dere prej xhenetit!”

    Nga ajo dere i vjen fllad, ere e mire dhe qetesi
    varri i zgjerohet sa shikimi i tij
    O Allah! Na bej nga persona te tille!
    O Allah! Na bej nga robte vepermire!

    Pastaj nje burre i bukur i afrohet
    me rroba te mira, me ere te kendeshme
    atij i thote dhe e pergezon:
    “Degjoje nje fjale qe te gezon!

    Gezohu me miresite e Allahut dhe xhenetet
    ne te cilat ka begati te perhereshme.
    Kjo eshte dita jote qe te ishte premtuar!”
    Eh-ç’lajm i bukur, ç’miresi e pashtereshme!

    Besimtari atij me pas i pergjigjet:
    Edhe ty Allahu te gezofte me te mire.
    Valle kush je ti qe me pergezon?
    Paske fytyre qe vjen me te mire.

    Ai i pergjigjet: “Jam puna jote e mire
    Wallahi une ty te kam njohur te pershpejtuar
    ne urdherat e Allahut duke i plotesuar
    harameve larg duke ju qendruar
    prandaj Allahu te shperbleu me te mire!”

    Me pas atij dy dyer do ti hapen
    nje dere e xhenetit dhe nje dere e zjarrit
    i thuhet- “Ketu je ngase besoje
    ne zjarr do te ishe po te kundershtoje!”

    E besimtari do thote kur te shohe xhenetin
    “O Zoti im! Beje sa me shpejt kjametin!
    Tek pasuria dhe familja ime me ço”
    por i thuhet per tani ketu ti qendro!

    E me pas hadithi fisnik na tregon
    per tjetin kur vdes nderkohe qe s’beson
    kur nga kjo bote ai po largohet
    momentet kur vdekja atij i afrohet

    nga qielli i zbresin meleke te vrazhde
    me fytyra te zeza dhe teper te ashper
    me vehte kane rroba nga zjarri i xhehenemit
    te thurura jane, prej leshi te ashper

    kur zbresin, atij i rrine larg sa shikimi
    tek koka i vjen meleku i vdekjes:
    “Dil shpirt i keq!” - ai e urdheron
    mjere per te, me c’fare e qorton

    “Ne urrejtjen e Allahut dil dhe ne hidherimin e Tij!”
    Meleku i vdekjes shpirtin urdheron
    nga frika ai shperndahet ne trup me shpejtesi
    por meleku i vdekjes e kap me furi

    me force e terheq dhe e nxjerr me ashpersi
    si helli me degezime nga leshi i lagur kur del
    nga ashpersia e daljes se shpirtit nga trupi
    i keputen damaret dhe nervat kur del

    me pas çdo melek ate e mallkon
    ne qiell dhe toke dhe dyert i mbyllen
    me kembengulje meleket i luten Allahut
    qe ai te mos ngjitet nga ana e tyre

    meleku i vdekjes ne dore e merr
    e nuk mbetet ne te as sa vezullima e syrit
    meleket e marrin dhe e mbeshtjellin
    me rroben e ashper te xhehenemit

    e nje ere prej tij se ç’kundermon
    si era me e keqe mbi faqen e tokes
    mjere kujt i ndodh dicka e tille
    mjere ai qe nuk i therret kokes

    dhe ngjiten me te meleket dhe nxitojne
    per ne qiellin e dunijase ate e çojne
    çdo grup melekesh prane te cileve kalojne
    ç’eshte ky shpirt i keq e i neveritshem-thone

    ky eshte filani biri i filanit u thuhet
    me emrat me te shemtuar qe thirrej ne kete bote
    derisa te arrijne ne qiellin e dunjase
    kerkojne tu hapet dera por kjo eshte e kote

    vijon hadithi qe me tej te na qartesoje
    me pas profeti fjalen e Allahut recitoi
    “Dyert e qiellit s’u happen dhe ne xhenet s’do hyne
    derisa ne vrimen e gjilperes deveja te kaloje!”

    Mbani vesh mire dhe thirrini kokes
    se Allahu do urdheroje melaiket e Tij:
    “Shkruajeni perfundimin e tij ne sixhin
    Ne shtresen me te ulet te tokes!”

    Pasi perfundimi tij ne sixhin eshte shkruar
    Allahu, melaikeve te Tij do u thote:
    “Kthejeni robin Tim perseri ne toke
    keshtu atyre Une u kam premtuar

    nga toka i krijova, aty do ti kthej
    ata nga ajo perseri do i nxjerr!”
    O njerez, per ringjalljen nuk ka dyshim
    ai qe ka mend prej kesaj mesim merr.

    Dhe shpirti i tij - vaxhdon hadithi
    hidhet nga qielli ne trupin e tij
    me pas thote hadithi, profeti filloi
    qe fjalen e Allahut te recitoje
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 31
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:22 am

    ALLAHU te shperbleft me xhente
    FooSe
    FooSe
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 1929
    Age : 31
    Reputation : 16
    Pikët : -893
    Registration date : 2008-10-29

    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by FooSe Mon Jun 22, 2009 2:17 am

    ALLAHU ta shperbleft
    snika
    snika
    A.shumë i mirë
    A.shumë i mirë


    Gjinija : Male
    Postimet : 522
    Age : 31
    Reputation : 5
    Pikët : 2147483647
    Registration date : 2008-10-30

    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by snika Mon Jun 22, 2009 2:37 pm

    OP te gjitha qe i ke cekur me lart jan te verteta
    shpresojm qe ALLAHU ta shperblej per postimin dhe mundin me vler qe e ke bere



    ALLAHU EKBER

    Sponsored content


    Shenjat e Kijametit Empty Re: Shenjat e Kijametit

    Post by Sponsored content


      Current date/time is Fri Nov 22, 2024 6:21 pm