Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Join the forum, it's quick and easy

Kosova Forum

Me sa duket ju nuk jeni te Kyqur.Ju Lusemi Te Kyqeni Apo Te Regjistroheni Ne Forum Ku nuk merr me shum se 30sec kohe

Kosova Forum

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ec Me Brezat e Ri

Mire Se Vini Ne Forumin e : " Kosova-Forum "

2 posters

    Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet!

    MBerisha
    MBerisha
    Webmaster
    Webmaster


    Gjinija : Male
    Postimet : 4625
    Vendodhja : N'Real Madrid
    Reputation : 33
    Pikët : 1502
    Registration date : 2008-10-27

    Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet! Empty Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet!

    Post by MBerisha Thu Jun 04, 2009 1:31 pm

    Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet!




    1)Kush është Krijuesi?


    40.Gafir-64.


    All-llahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm,dhe ju
    formësoi,e formën tuaj e bëri më të mirë dhe ju pajisi me të mira.
    Ky është All-llahu,Zoti juaj,i lartë pra është All-llahu,Zoti i botëve!
    39.Zumer-6.
    Ai ju krijoi juve prej një njeriu,mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e
    tij dhe Ai krijoi për juve tetë nga çiftet e kafshëve.
    Ai u krijon juve në s
    barqet e nënave tuaja,krijim (etapë) pas krijimi në tri errësira.
    Ky është
    All-llahu,Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti,nuk ka Zot tjetër pos Tij.
    E si pra i shmangeni (adhurimit të Tij)?
    7. Araf 54.
    Vërtet,Zoti juaj,All-llahu,është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda
    gjashtë ditësh,pastaj qëndroi mbi Arshin,Ai e mbulon ditën me natën,që me
    të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës),edhe dielli,edhe hëna
    e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij.
    Ja,vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.I madhëruar është All-llahu,Zoti i botëve.
    10.Junus-32.
    E ky është All-llahu,Zoti juaj i vërtetë.
    Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione,e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)


    2)Kush është All-llahu?


    59.Hashr-23.


    Ai është All-llahu që nuk ka Zot tjetër përveç Tij,Sundues i Përgjithshëm,
    i pastër (prej të metave që i mvishen),Shpëtimtar (që i shpëton njerëzit
    prej ndëshkimit të padrejtë),Sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e
    vet dhe pejgamberët me mrekulli) Mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo
    send),i Plotfuqishëm,Mbizotërues,i Madhërishëm.
    I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
    59.Hashr-24.
    Ai është All-llahu,Krijuesi,Shpikësi,Formësuesi.
    Të tij janë emrat më të bukur.
    Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi,i Urti!
    20.Ta Ha-14.
    Vërtet,vetëm Unë jam All-llahu,nuk ka Zot tjetër pos Meje,pra Mua më
    adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.
    2.Bekare-255.
    All-llahu është një,nuk ka Zot tjetër përveç Atij.
    Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm.
    Atë nuk e kap as kotja as gjumë,gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij.Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai,pos me lejen e Tij,e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen,nga ajo që Ai di,tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar,Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën.
    Kujdesi i Tij ndaj të dyjave,nuk i vjen rëndë,Ai është më i Larti,më i Madhi.
    35.Fatir-13.
    Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të
    natës,i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në
    afatin e caktuar.
    Ky është All-llahu,Zoti juaj,i tërë sundimin është i Tij,e ata që i lutni në vend të Tij,nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave,fije).
    3.Ali Imran-18.
    All-llahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër përveç Tij,e dëshmuan edhe engjëjt
    e dijetarët,dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë.Nuk ka Zot përveç Tij,Fuqiplotit e të Urtit.
    3.Ali Imran-51.
    All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj.Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e
    drejtë!


    3)A mendon se All-llahu te krijoi ty vetem si loje dhe pa asnje qellim?


    3.Ali Imran-115.


    E çfarëdo të mire që bëjnë,ajo nuk u mohohet.
    All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.


    4)Pse All-llahu krijoi njerezimin?


    51.Dharijat-56.


    Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.


    5)Ç’farë na urdhëron All-llahu që të bëjmë ne?


    4.Nisa-58.


    All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të
    gjykoni,ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve.
    Sa e mirë është kjo që ju këshillon.All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.


    6.Enam-151.


    Thuaj: "Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj;të mos i
    shoqëroni Atij asnjë send,të silleni mirë me prindërit,të mos i mbytni
    fëmijët tuaj për shkak të varfërisë,sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata,të
    mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta,mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi All-llahu,përpos kur është me vend.
    Këto janë porositë e Tij,kështu që të mendoni thellë.


    6)Prej nga duhet te kërkojmë mbrojtje?


    1 -1-7. Fatiha-
    1. Me emrin e All-llahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit!
    2. Falënderimi i takon All-llahut,Zotit të botëve!
    3. Mëshiruesit,Mëshirëbërësit!
    4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë- shpërblimit) !
    5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
    6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
    7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira,jo në të atyre që kundër
    veti tërhoqën hidhërimin,e as në të atyre që e humbën veten!


    7)Kujt duhet t’i lutemi sinqerisht në kohën e shkatërimeve?


    29.Ankebut-65.


    (Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipin ata në anije (u këputet
    lidhja me tokën dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut,e kur i
    shpëton ata (dhe dalin) në tokë,qe po ata të njëjtit i lusin idhujt!


    10.Junus-12.


    E kur njeriun e godet dëmi,ai na lutet qoftë shtrirë,ulur ose në këmbë,e
    kur Ne ia largojmë të keqen atij,ai vazhdon sikurse të mos na ishte lutur
    fare për dëmin që e pat goditur.
    Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.


    8)Ç’farë u ndodhi popujve të mëhershëm kur ata përgënjeshtruan Zotin?


    29.Ankebut-40.


    Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet;disa prej tyre
    Ne i goditëm me furtunë plot rërë,disa i shkatërruam me krismë nga qielli,
    kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë.
    All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë,por ata vetes së tyre i bënë
    padrejtë.


    9)A e mbron dhe ruan All-llahu Kur’anin nga korruptimi (ndryshimi i tij)?


    15.Hixhr-9.


    Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të
    tij.


    10)Kë ne duhet të Adhurojmë?


    20.Ta Ha-14.


    Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu,nuk ka Zot tjetër pos Meje,pra Mua më
    adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.


    11) ila është fe e Zotit?


    3.Ali Imran-19.


    Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami,e atyre që u është dhënë
    libri,pasi mësuan për të vërtetën,vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan.
    E kush mohon argumentet e All-llahut,le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i
    japë llogarinë.


    12)Cila fe është e pranuar te All-llahu?


    3.Ali Imran-85.


    E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame,atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.


    13)Prej nga na vjen Kur’ani?


    42.Shura-3.


    All-llahu,Fuqiploti,i Gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe
    atyre që ishin para teje.


    6.Enam-114.


    (Thuaj) A pos All-llahut të kërkoj unë gjykatës (mes meje dhe juve)?
    Kur Ai është që ua zbriti librin në mënyrë të shkoqitur?
    Atyre që u dhamë librin e dinë se ai (Kur'ani) është i zbritur prej Zotit tënd saktësisht,pra mos u bë prej atyre që dyshojnë.


    14)Pse All-llahu dërgoi Pejgamberë?


    4.Nisa-64.


    Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t'i bëhet
    respekt (nga njerëzit) atij.
    E sikur të vinin ata te ti,pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd),e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta,ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është Mëshirues.


    15)A duhet ne të besojmë në të gjithë pejgamberët?


    2.Bekare-285.


    I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij,e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, ngjëjve të Tij,shpalljeve të Tij,të dërguarve të Tij.
    Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin.
    Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë!Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".


    16)Ç’farë ndodhi me skriptat (fletushkat) e kaluara?


    4.Nisa-46.


    Një palë nga jehuditë është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e
    veta, e (kur i thërret ti) ata thonë;
    "Dëgjuam (fjalën tënde) dhe kundërshtuam (thirrjen tënde),dhe thonë; "dëgjo mos dëgjofsh!" (dhe thonë); "Raina" (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë.
    E sikur të thoshin ata;"Dëgjuam,respektuam,dëgjo dhe vështrona",do të ishte më mirë për ta dhe më e drejtë,por për shkak të refuzimit të tyre,All-llahu i mallkoi,prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).


    5.Maide-13.


    Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre,Ne i mallkuam ata,dhe zemrat e
    tyre i bëmë të forta (të shtangura).
    Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar.Ti vazhdimisht do të vërejsh tradhtinë e një pjese të tyre, përpos një pakice nga ata.
    Pra falju dhe hiqju tyre.All-llahu i do ata që bëjnë mirë.


    17)Cili është i dërguari i fundit?


    3.Ali Imran-144.


    Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar.
    Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë).E nëse ai vdes ose mbytet,a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?
    E kushdo që kthehet prapa,ai nuk i bën dëm All-llahut aspak,kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.


    18)Tek kush dërgoi All-llahu s.w.t. Pejgamberin e fundit Muhammedin Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të?


    34.Sebe-28.


    Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit,myzhdedhënës
    dhe tërheqës i vërejtjes,por shumica e njerëzve nuk e dinë.


    19)Çka pregatiti All-llahu per të krishterë dhe jahudite të cilët besuan?


    57.Hadid-28.


    O ju që keni besuar,kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të
    dërguarit të Tij,se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij,ju dhuron dritë që
    ecni me të,ju falë mëkatet tuaja,All-llahu është Mekatfalës,Mëshirues.


    20)Cila është çështja e Isaut Paqja qoftë mbi të tek All-llahu s.w.t.?


    3.Ali Imran-59.


    Vërtet,çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse
    çështja e Ademit.
    Atë e krijoi Ai nga dheu,e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.


    21) Ç’farë tha All-llahu për Merjemen?


    (3 Ali Imran: 42 – 47)


    42.Përkujto kur engjëjt i thanë;"Oj Mejreme,All-llahu të dalloi ty (me besim
    e karakter),të pastroi (nga shpifjet hebreje) dhe të lartësoi mbi gratë e
    botës".


    43."Oj Mejreme,vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd,bën sexhde dhe falu për
    Zotin bashkë me ata që falen"!


    44."Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t'i shpallim ty.
    Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete".


    45.Përkujto kur engjëjt i thanë;"Oj Mejreme,All-llahu të përgëzon me fjalën e
    vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit
    është Mesih,Isa,bir i Merjemes,i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të
    afërmit (e Zotit).


    46.E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve,e edhe si i rritur e që
    është nga të përsosurit.


    47.Ajo tha;"Zoti im,si mund të kemë unë djalë e mua s'më ka prekur njeriu
    (nuk jam e martuar)"?
    Ai (All-llahu) tha; "Ja,kështu,All-llahu krijon çka të dojë.
    Kur Ai vendos për një çështje,vetëm i thotë; Bëhu!Ajo menjëherë bëhet".
    22)A ishte kryqëzuar Isau a.s (Jezusi) ne kryq?
    (4 Nisa : 157 – 158)


    157.Madje për shkak të thënies së tyre: "Ne e kemi mbytur Mesihun,Isain,birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut".


    Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda),por atyre u përngjau.
    Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij,janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë,përveç që iluzojnë.
    E ata me siguri nuk e mbytën atë.


    158.Përkundrazi,All-llahu e ngriti atë pranë Vetes.All-llahu është i Plotfuqishëm,i Dijshëm.


    23)A ishte Isau a.s. (Jezusi) i biri i All-llahut s.w.t.?


    112.Ihlas


    1.Thuaj;Ai, All-llahu është Një!
    2.All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
    3.As s'ka lindur kë,as nuk është i lindur.
    4 Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

    24)Nga kush do të ishe i sigurt?


    6.Enam-82.


    Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë,atyre u
    takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.


    25)Ç’farë është jeta e kësaj bote?


    57.Hadid-20.


    Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë,kalim
    kohe në argëtim,stoli,krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë
    dhe të fëmijëve,e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i
    habit bujqit,e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë,mandej bëhet e
    thyer,e llomitur,e në botën tjetër është dënimi i rëndë,por edhe falje
    mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu;pra jeta e kësaj bote nuk
    është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.


    26) do gjë nga mëshira dhe gjërat e mira që keni,a është nga All-llahu?


    16.Nahl-53.


    Dhe çdo të mirë që e keni,ajo është prej All-llahut,madje edhe kur ju
    godet e keqja,ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje).


    27)Si do të siguroje Mëshirën e All-llahut s.w.t.?


    14.Ibrahim-7.


    Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm;"Nëse falënderoni,do t'ua
    shtoj të mirat,e nëse përbuzni,s'ka dyshim,dënimi Im është i vështirë!"


    28)Si do të kishe ruajtur veten nga një dënim i dhembshëm?


    61.Saf 10-11)-10.


    O ju që keni besuar,a t'ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton
    prej një dënimi të dhembshëm:


    11.T'i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij,të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj,e kjo është shumë më e dobishme për ju,nëse jeni që e dini.

    29)Kush mbështetet tek All-llahu s.w.t., çka do t’i ndodh atij?


    65.Talak-3.


    dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.
    Kush i mbështetet All-llahut,Ai i mjafton atij,All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).


    30)Cili është vendi i pabesimtarëve?


    57.Hadid-15.


    E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan,vendi juaj është zjarri,ai është ndihma juaj;sa përfundim i keq është ai".


    31)Cili është vendi i besimtarëve?


    4.Nisa-57.


    Ata që besuan dhe bënë vepra të mira,Ne do t'i fusim në xhennet nën të
    cilin burojnë lumenj,ku do te jenë përgjithmonë.
    Aty kanë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme.


    32)Si do të ishe i lumtur?


    16.Nahl-97.


    Kush bën vepër të mirë,qoftë mashkull ose femër,e duke qenë besimtar,Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë),e (në botën tjetër) do t'i japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.
    GOx94
    GOx94
    Designer
    Designer


    Gjinija : Male
    Postimet : 618
    Age : 31
    Vendodhja : Prishtinë
    Reputation : 21
    Pikët : 295
    Registration date : 2008-12-22

    Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet! Empty Re: Ti Pyet,Kur`ani Pergjigjet!

    Post by GOx94 Mon Jun 22, 2009 1:18 am

    ALLAHU te shperbleft

      Current date/time is Tue Nov 26, 2024 8:03 am