- Kanë qenë të nevojshme vetëm disa orë nga dhënia zyrtare e sistemit të ri Windows programuesve që kopjet ilegale të Windows 7 të paraqiten në faqeve të shumta torrent.
- Kopja e parë e Windows 7 (versioni 32-bitësh) është paraqitur në faqen thepiratebay.org më 29 tetor, derisa versioni 64-bitësh është shfaqur një ditë më vonë.
- Sido që të jetë, Microsoft në konferencën Professional Developers e cila u organizua në fund të muajit të kaluar ka shfaqur versionin para-eksperimental të Windows 7 në të cilën ka demonstruar disa nga mundësitë e sistemit operativ i cili për një kohë relativisht të shkurtër do të duhej të zëvendësonte atë Windows Vista.
- Në të njëjtën kohë, na duhet t’ua tërheqim vëmendjen se shkarkimi, në këtë rast i Windows 7, është mënyrë është ilegale, e shumë lehtë mund të ju ndodhë që me këtë Windows të ri të merrni edhe ndonjë virus të mundshëm për kompjuterin tuaj.
- windows7news.com