Një klip që titullohet "Për jetë me ty" mund t’u duket si tekst dashurie, por jo në këtë rast. Kënga e re e Kastro Zizos titullohet kështu pasi ai si tifoz i skuadrës së Partizanit, e ka shkruar për t’i bërë të ndien krenarë, gjithë tifozët e "çmendur" të kësaj skuadre, dhe si një dedikim kushtuar kryetifozit të ndjerë Toti.
Është e para këngë e tij në ritmin hard-rock, por me nota paqësore dhe sens dedikues, dhe që u kushtohet të gjithë mbështetësve të Partizanit, tani që kjo skuadër është në momentin e saj më kritik, sipas Kastros.
Dëshira e tij ishte të jetë i pari, që do të mbështesë sportin dhe skuadrën e tij të zemrës “Partizanit”, edhe pse është tifoz edhe i Lazios.
Klipi është realizuar me momente nga golat më të mirë të skuadrës, e ndërthurur me imazhet bardh e zi të vetë Kastros në studion e tij, ndërsa është duke punuar. /PanoramaPlus/Telegrafi/