Limuzina sportive Jaguar XF bëhet edhe me versionin karavan.
Jaguar që një kohë të gjatë është duke punuar në versionin karavan të modelit të vet XF, i cili së shpejti do të duhej të paraqitej edhe zyrtarisht.
Në formë jozyrtare, premiera është përcaktuar për panairin e automjeteve në Frankfurt gjatë vjeshtës.
Edhe pse bëhet fjalë për versionin sallon, automjeti i paraqitur, sipas pohimeve të një burimi të brendshëm, do të jetë i gatshëm për prodhimin serik, i cili do të duhej të fillonte deri në fund të këtij viti.
Është shumë interesante se po punohet edhe në versionin R – Jaguar XF-R Estate me 510 kuaj fuqi i cili do të jetë një konkurrent i fortë për karavanët e fuqishëm nga Gjermania.