Këto ditë në kryeqytetin e Gjeorgjisë – Tbilisi u mbajt festivali tradicional për vjeljen e rrushit, i ashtuquajturi "Tbilisoba".
Me mijëra njerëz dolën nëpër rrugë që të kënaqen në festën me rastin e vjeljes së suksesshme të rrushit, për të cilën prodhuesit e atjeshëm të verës konsiderojnë se do të jetë më e mira në Gjeorgji gjatë dekadës së fundit. Një kulminacion ishte ceremonia e shkeljes së kalaveshëve të rrushit, ku mori pjesë edhe prefekti i Tbilisit, Gigi Vgulava.
"Kjo është një nga traditat tona më të mira që i mbajmë tashmë një kohë të gjatë. Sot ofrojmë aktivitete të ndryshme për njerëz të ndryshëm si dhe për grupe të ndryshme etnike, pasi Tbilisi është një qytet multietnik", thotë prefekti Gigi Vgulava.
Festivali përfundoi me ekspozitën e balonave për fluturim. Ndërkaq, vera është pjesë përbërëse e kulturës gjeorgjiane. Arkeologët kohë më parë gjetën materiale që tregojnë se prodhimi i verës në vend është praktikuar qysh para shtatë mijë miteve para Krishtit. Ndërkaq, festivali "Tbilisoba" po mbahet çdo vit gjatë tri dekadave të fundit.