Koha është për kunguj të gdhendur dhe maska të tmerrshme. Në SHBA dhe në disa pjesë tjera të botës sot festohet “Nata e shtrigave” apo “Haluin”, me të cilën Keltët dikur shënonin fundin e korrjes.
E gjithë kjo shënohet me ahengje, lojëra shoqëruese dhe parakalime, ndërsa manifestimi më i madh në botë do të mbahet në Nju-Jork në Grinviç Villixh, ku përgatitet parakalimi tradicional i rreth 50 mijë valltarëve, muzikantëve, njerëzve të maskuar, akrobatëve dhe argëtuesve tjerë.
Parakalimi tradicionalisht mbahet që nga viti 1973, ndërsa në Nju-Jork do të organizojnë edhe mbrëmje vallëzimi me maska të personaliteteve të njohura. Me biletë prej 75 deri në 95 dollarë mysafirët do të mund të vallëzojnë me ndonjë yll.
Haluin ka prejardhjen nga Keltët, të cilët në festën e korrjes thernin kafshë dhe përgatitnin ushqim për dimrin. Disa besonin se në këtë ditë fshihet kufiri mes të gjallëve dhe të vdekurve dhe për këtë shkak me zjarre të mëdha i dëbonin nga "ajo botë". Kungujt e gdhendur paraqesin fytyrën, si pjesën më të fortë të trupit.
Nata e shtrigave festohet edhe në pjesët tjera të botës, ku tepër interesante është në Transilvaninë rumune, atdheun e Drakullës. /Makfaks/